Kthehu te lista
Punë

Menaxher Blerjesh

inda official Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Përgjegjësitë kryesore:** - Menaxhon procesin e blerjeve të kompanisë dhe siguron furnizimin në kohë me produkte dhe materiale - Identifikon dhe negocion me furnitorë vendas dhe ndërkombëtarë për të siguruar çmime dhe kushte konkurruese - Analizon tregun dhe zhvillon strategji për optimizimin e kostove të blerjeve - Monitoron stokun dhe bashkëpunon me departamentet e tjera për planifikimin e nevojave të furnizimit - Menaxhon kontratat dhe marrëdhëniet me furnitorët për bashkëpunim afatgjatë - Siguron që proceset e blerjes të jenë në përputhje me politikat dhe procedurat e kompanisë **Kërkesat:** - Minimumi 3 vite eksperiencë pune në blerje, furnizim ose pozicion të ngjashëm - Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim ose fushë të ngjashme - Aftësi të mira negocimi dhe komunikimi - Aftësi analitike dhe organizative - Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe menaxhimit të të dhënave **Ne ofrojmë:** - Pagë konkurruese - Ambient profesional pune - Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-blerjesh-at-inda-official-4383554418
Niveli: mid level

Publikuar 12/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme