Kthehu te lista
Punë

Menaxher i Kerkesave Funksionale

HR - IMS (InfoSoft Management Services) Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Infosoft Systems sh.p.k.** kërkon të punësojë: **MENAXHER I K** **Ë** **RKESAVE FUNKSIONALE** **PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I PUNËS:** Menaxheri i Kërkesave Funksionale është përgjegjës për menaxhimin e kërkesave funksionale përgjatë gjithë ciklit të jetës së tyre, në kuadër të projekteve software. Roli i tij është të sigurojë që kërkesat e biznesit të kuptohen, të dokumentohen dhe të ndiqen në mënyrë të kontrolluar, nga identifikimi fillestar deri në pranimin e zgjidhjes. Ky rol vepron si ura lidhëse midis kërkesave të përdoruesve fundorë dhe implementimit të zgjidhjes software. Aktiviteti i tij ndryshon sipas fazës së projektit, por në thelb fokusohet në menaxhimin e kërkesës funksionale. Në këtë kuadër, roli përfshin analizën e kërkesave, testimin funksional, takime dhe prezantime me përdoruesit fundorë, mbështetjen gjatë trajnimit dhe përgatitjen e dokumentacionit përkatës.   **DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE** - Identifikon, analizon dhe qartëson kërkesat e biznesit, duke siguruar që ato të kuptohen saktë përpara kalimit në fazën e zhvillimit. - Dokumenton kërkesat funksionale në mënyrë të strukturuar, në një formë të qartë dhe të përdorshme gjatë gjithë projektit. - Ndjek kërkesat gjatë zhvillimit për t’u siguruar që zgjidhja e implementuar përputhet me atë që është dakordësuar. - Menaxhon dhe përditëson kërkesat gjatë ndryshimeve që lindin, duke ruajtur kontrollin mbi scope-in funksional. - Përdor platforma të dedikuara për menaxhimin dhe gjurmimin e kërkesave, për të monitoruar statusin dhe ecurinë e zhvillimit përgjatë projektit. - Kryen ose mbështet testimin funksional të zgjidhjes dhe merr pjesë në procesin e pranimit nga përdoruesit fundorë (UAT). - Organizon dhe zhvillon takime sqaruese dhe prezantime me përdoruesit fundorë për verifikimin e kërkesave dhe rezultateve. - Përgatit dokumentacion mbështetës dhe manuale përdorimi, sipas nevojave të projektit. - Identifikon paqartësi ose mospërputhje gjatë zhvillimit dhe siguron që ato të adresohen përpara dorëzimit final. - Bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme me ekipet e përfshira (Project Manager, Developers, Q&A) për të siguruar përputhshmëri të kërkesave me zhvillimin. **KËRKESAT DHE KUALIFIKIM** **Arsimimi dhe eksperienca:** - Diplomë universitare në një nga fushat: Administrim Biznesi, Informatikë Ekonomike, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri, ose fusha të ngjashme. - Minimumi **2 vite eksperiencë** në role funksionale në projekte software (p.sh. Business Analyst, Requirements Lead, Product/Functional Analyst ose role të ngjashme). - Përvojë në mbledhjen, analizimin, dokumentimin dhe ndjekjen e kërkesave të biznesit dhe përdoruesve fundorë. - Njohuri të mira në përdorimin e metodologjive Agile (Scrum, Kanban) dhe përvojë pune në mjedise bashkëpunuese ndërfunksionale. - Përvojë në dokumentimin e kërkesave funksionale dhe përgatitjen e materialeve shoqëruese për zhvillim, testim dhe përdorim. - Përvojë në përdorimin e platformave për menaxhimin dhe gjurmimin e kërkesave (p.sh. Azure DevOps, Jira, Confluence ose mjete të ngjashme). - Njohuri mbi testimin funksional dhe përfshirje në proceset e validimit dhe pranimit të zgjidhjeve (UAT). - Njohuri në përdorimin e mjeteve për dokumentim dhe prezantim funksional; përvoja me mock-up ose mjete vizuale përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme. **Aftësi të tjera:** - Mendim analitik dhe aftësi për të strukturuar informacion kompleks në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. - Vëmendje ndaj detajeve pa humbur pamjen e përgjithshme dhe objektivat kryesore. - Aftësi shumë të mira komunikimi, shprehje e qartë dhe profesionale në komunikim verbal dhe të shkruar. - Aftësi bashkëpunuese dhe sjellje profesionale në punë me ekipe dhe palë të ndryshme. - Natyrë që përballon presionin dhe për t’u përshtatur me ndryshime të shpeshta të prioriteteve. - Qasje e strukturuar, proaktive dhe e orientuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm. - Aftësi të mira organizative dhe menaxhim eficent i kohës dhe angazhimeve. Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e\_mail:  humanresources@infosoftgroup.com.al Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-i-kerkesave-funksionale-at-hr-ims-infosoft-management-services-4356282144
Niveli: mid level

Publikuar 28/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme