Kthehu te lista
Punë

Menaxher i Klientëve Korporatë (Key Account Manager), Divizioni i Biznesit

OTP Bank Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Banka
**Pozicioni: Menaxher i Klientëve Korporatë (Key Account Manager)** **Divizioni:** Biznes Afati i fundit i aplikimeve është **23 dhjetor 2025** . **Objektiva Kryesore :** - Të rrisë Bilancin dhe fitimin e Bankës; - Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie shumë të mira me klientët e rinj dhe ekzistues; - Të sigurojë një imazh dhe reputacion shumë të mirë të bankës; - Të performojë në përputhshmëri me rregulloren e OBA dhe Bankës së Shqipërisë; - Të mbajë një marrëdhënie shumë të mirë me stafin e bankës; - Sigurim i kënaqësisë së klientëve nëpërmjet përmbushjes së shërbimeve bankare. **Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore :** - Tërheqja e klientëve të rinj për Bankën si dhe zgjerimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues; - Kontaktimi i klientëve potenciale dhe prezantimi i imazhit të duhur të Bankës; promovimi i produkteve të reja të ofruara nga OBA në tregun vendas; - Realizimi i targeteve të bankës në terma të kredidhënies, depozitave dhe shitjes së shërbimeve bankare; - Ofrimi i shërbimeve bankare klientëve korporatë dhe sigurimi i nivelit të duhur të kënaqësisë së klientit nëpërmjet ofrimit të shërbimevë të duhura; - Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve të ndryshme te supervizorët / manaxherët; - Mbikëqyrja e vazhdueshme e tregut, performancës financiare të biznesit për Sektorin përkatës; tregun bankar për biznesin; praktikat e biznesit dhe praktikat e rregullat e kontabilitetit; - Monitorimi i cilësisë së kredimarrësve në portofol dhe ndjekja e rasteve problematike; - Pregatitja dhe vlerësimi i aplikimeve të kredive për aprovim si edhe sigurimi i dokumentimit të dosjes së kredisë; - Ndjekja e të gjithë procesit deri në aprovim dhe disbursim të kredive, dhe të gjithave transaksioneve të tjera bankare të klientëve koorporative; - Veprimi si person reference në Bankë duke mbajtur kontakte me Klientët Korporate të portofolit respektiv; - Sigurimi i ofrimit në kohë të shërbimeve bankare si psh : transaksionet e pagesës, e-banking, kartat, forex, ndaj klientëve të portofolit të tyre respektiv. **Kualifikimi i kërkuar :** ·        Diplomë të arsimit të lartë në fushën e ekonomisë ose fusha të tjera të lidhura me të; ·        Eksperiencë më tepër se 5 vjet në Sektorin Bankar, e preferueshme në Departamentin e Korporatave; ·        Aftësi shumë të mira komunikimi; ·        Aftësi pune në grup; ·        Zotërim i mirë i gjuhës Angleze; ·        Aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike MS office; ·        Leje drejtimi. Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-i-klient%C3%ABve-korporat%C3%AB-key-account-manager-divizioni-i-biznesit-at-otp-bank-albania-4350310315
Niveli: senior

Publikuar 15/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme