Kthehu te lista
Punë

Menaxher i Shërbimeve të Pas-Shitjes

Global Auto Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Bashkohu me Ekipin Tonë: Menaxher i Shërbimeve të Pas-Shitjes** Rruga Dytësore Autostrada Tiranë-Durres, Km.4| Full-time | Entry–Mid Level **Global Auto** është një qendër e autorizuar shërbimi për markat **FIAT, Jeep, Alfa Romeo** dhe **Mazda** , që ofron shërbime të plota për automjete të reja dhe ekzistuese. Ekipi ynë teknik i specializuar ofron shërbime mekanike, diagnostikimi, karrocerie, mirëmbajtjeje periodike, si edhe furnizim me pjesë origjinale. Jemi në kërkim të një **Menaxher i Shërbimeve të Pas-Shitjes** , cili do të drejtojë dhe koordinojë të gjithë funksionin e pas-shitjes, duke siguruar cilësi shërbimi, performancë operative, menaxhim efektiv të ekipeve dhe një eksperiencë të besueshme e premium për klientët tanë. **Çfarë do të bësh në këtë rol** •     Të drejtosh dhe koordinosh aktivitetin e përditshëm të njësisë së shërbimit pas-shitjes, duke siguruar funksionim të integruar ndërmjet konsulences se sherbimit te servisit, Workshop, Body & Paint, asistencës rrugore dhe magazinës së pjesëve. •     Të sigurosh ofrimin e shërbimeve sipas standardeve të kompanisë, kërkesave të prodhuesve (OEM) dhe procedurave të brendshme. •     Të planifikosh kapacitetet, ngarkesën e punës, prioritetet operative dhe shpërndarjen e burimeve, me synim realizimin në kohë dhe me cilësi të shërbimeve. •     Të mbikëqyrësh porosine dhe menaxhimin e pjesëve dhe materialeve, duke garantuar disponueshmërinë e tyre, lëvizjen e kontrolluar, ruajtjen e duhur, saktësinë e regjistrimeve ne sistemet perkatese. •     Të monitorosh proceset e porosive, furnizimeve, kthimeve, garancive, faturimit dhe arkëtimit, në bashkëpunim me financën, magazinen dhe funksionet e tjera mbështetëse. •     Të ndjekësh dhe analizosh treguesit operacionalë dhe financiarë të njësisë, duke propozuar masa për përmirësimin e produktivitetit, cilësisë, rentabilitetit dhe eksperiencës së klientit. •     Të udhëheqësh, zhvillosh dhe vlerësosh ekipin, duke nxitur disiplinë operacionale, përgjegjshmëri, bashkëpunim dhe përmirësim të vazhdueshëm. •     Të sigurosh zbatimin e kërkesave të sigurisë, kontrollit të brendshëm, auditimit dhe përputhshmërisë në të gjitha proceset e njësisë. •     Do të raportosh te Drejtori i Përgjithshëm, dhe do të kesh një ndikim të drejtpërdrejtë në performancën operative, cilësinë e shërbimit dhe zhvillimin e njësisë së pas-shitjes. **Çfarë sjell në këtë rol** ·        Arsim i lartë, preferohet në **Inxhinieri, Menaxhim, Ekonomi** ose fusha të ngjashme. ·        Eksperiencë prej **5+ vjetësh** në menaxhimin e shërbimit pas-shitjes ose operacioneve të ngjashme. ·        Eksperienca në menaxhimin e operacioneve dhe/ose të pjesëve në sektorin automotive përbën avantazh. ·        Njohuri të mira mbi proceset e Servisit, Karrocerisë dhe Bojës, pjesëve të këmbimit dhe standardeve të shërbimit ndaj klientit. ·        Aftësi të forta drejtuese, organizative dhe vendimmarrëse. ·        Aftësi për të analizuar tregues operacionalë dhe financiarë. ·        Njohuri në përdorimin e sistemeve specifike për autoservice dhe raportimit operacional. ·        Integritet, orientim të lartë ndaj klientit dhe fokus në rezultate. **Pse të bashkohesh me ne** •     Do të marrësh një rol kyç drejtues në një kompani që përfaqëson marka prestigjioze. •     Do të kesh mundësinë të drejtosh një funksion me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimit, eksperiencën e klientit dhe performancën e biznesit. •     Do të punosh me ekipe profesionale dhe procese moderne në një mjedis të strukturuar dhe me standarde të larta. •     Do të kesh hapësirë reale për të sjellë përmirësime, për të ndërtuar performancë dhe për të lënë gjurmë në zhvillimin e njësisë së pas-shitjes. **Gati për të aplikuar?** **D** ërgo **CV-në tënde** me subjektin: **“Menaxher i Shërbimeve të Pas-Shitjes”** në adresën:   communication@automaster.al Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-i-sh%C3%ABrbimeve-t%C3%AB-pas-shitjes-at-global-auto-albania-4408493936
Niveli: mid level

Publikuar 06/05/2026 · Skadon 05/07/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme