Punë
Menaxher i Sigurisë së Informacionit
SiCRED sh.a
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
Shoqëria SiCRED sh.a., pjesë e tregut të Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, ofron për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.
SiCRED i cilëson punonjësit e saj si elementin më të rëndësishëm të suksesit dhe arritjeve të deritanishme, ndaj kujdeset që të ofrojë kushte pune të favorshme dhe një ambient komod, ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një profesionist/e në pozicionin
**“Menaxher i Sigurisë së Informacionit”**
.
**Informacion mbi përshkrimin e punës:**
1. Kryen monitorimin e vazhdueshëm të sistemeve të sigurisë (Firewall, EDR/XDR, IDS/IPS, SIEM, WAF, VPN, Email Security);
2. Kryen analiza periodike te vulnerabiliteteve dhe ndjek implementimin e masave korrigjuese;
3. Merr pjesë në testimet e penetrimit dhe ndjek zbatimin e rekomandimeve;
4. Mbështet proceset e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm në fushën e sigurisë së informacionit;
5. Evidenton dhe monitoron risqet kibernetike që prekin sistemet e kompanisë;
6. Merr pjesë në hartimin dhe testimin e planeve të Business Continuity dhe Disaster Recovery;
7. Kryen analiza të logjeve dhe aktiviteteve të dyshimta në sistemet kritike;
8. Mbështet vlerësimet e sigurisë për furnitorët dhe palët e treta;
9. Merr pjesë në implementimin dhe mirëmbajtjen e kuadrit ISMS sipas ISO 27001;
10. Ndihmon në përgatitjen e raporteve dhe dokumentacionit për AKSK, AMF dhe audituesit;
11. Mbështet aktivitetet e ndërgjegjësimit dhe trajnimit të punonjësve në fushën e sigurisë kibernetike;
12. Merr pjesë në analizën e incidenteve të sigurisë dhe ruajtjen e evidencave teknike;
13. Bashkëpunon me ekipet IT, furnitorët dhe palët e treta për adresimin e çështjeve të sigurisë.
**Kërkesat e përgjithshme kualifikuese:**
1. Të ketë mbaruar studimet e larta në Teknologji Informacioni, Inxhinieri Kompjuterike, Informatikë Ekonomike ose fusha të ngjashme;
2. Preferohet diplomë Master në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Siguri Informacioni, Siguri Kibernetike ose fusha të ngjashme, diplomë Master e detyrushme në fushat e tjera të informatikës;
3. Të ketë minimumi 5 vjet përvojë në Teknologjinë e Informacionit, prej të cilave të pakën 1-2 vjet në role që lidhen me sigurinë e informacionit ose sigurinë kibernetike (prefencialisht 5 vjet);
4. Përvoja në sektorin financiar, të sigurimeve ose institucioneve të rregulluara përbën avantazh;
5. Certifikime si CompTIA Security+, ISO/IEC 27001 Foundation, ISO/IEC 27001 Internal Auditor, CEH, Cisco CyberOps, Fortinet NSE, Microsoft Security, Palo Alto PCNSA ose ekuivalente përbejnë avantazh;
6. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim;
7. Të ketë aftësi organizimi, dokumentimi dhe raportimi;
8. Të ketë aftësi për të punuar në grup dhe nën presion;
9. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, në nivel komunikimi profesional dhe teknik.
**Përse duhet të punoni pranë SiCRED?**
Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:
1. Sigurim privat jete
2. Sigurim privat shëndeti
3. Sigurim privat jete me kursim
4. Fond privat pensioni
5. Një udhëtim stafi në vit
6. Mundësi trajnimi
**Informacion mbi kushtet e punës:**
Lloji i punës -
**Kohë e plotë**
Orari - 08:00-17:00
Vendndodhja - Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë
Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin aplikimin e tyre deri në datën
**15 Korrik 2026,**
përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:
1. **Me postë,**
në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila Nr. 3/1, Tiranë
2. **Me email**
: vbodo@sicred.com.al, dhoti@sicred.com.al,
ecelo@sicred.com.al, contact@sicred.com.al
3. **LinkedIn**
*\*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.*
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-i-siguris%C3%AB-s%C3%AB-informacionit-at-sicred-sh-a-4431249530
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim