Kthehu te lista
Punë

Menaxher i Zhvillimit te Produktit

Klimateknika Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Prodhim
**Klimateknika TB2 sh.p.k**  është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë. Për te suportuar strategjitë e saj të zhvillimit **,**  Klimateknika kërkon të rekrutojë dhe zgjerojë stafin e saj me:  **Menaxher i Zhvillimit te Produktit profil HVAC, Ashensorë)** **Menaxher i Zhvillimit te Produktit** **CAC (profil HVAC, Ashensorë** ) është një rol kyç që kërkon një ndërthurje mes njohurive teknike inxhinierike dhe strategjisë së biznesit për të maksimizuar shitjet. Të udhëheqë zgjerimin e portofolit të produkteve në treg përmes identifikimit të mundësive të reja, marketingut teknik dhe ndërtimit të marrëdhënieve solide me kompanitë e ndërtimit apo subjekte të tjera komerciale/ industriale. Detyrat - **Takimet & Prezantime B2B :**  Organizimi i takimeve të rregullta me përfaqësues të kompanive të ndërtimit, drejtues projektesh apo subjekte komerciale industriale për të prezantuar avantazhet teknike dhe ekonomike të produkteve. - **Strategji Shitjeje:**  Zhvillon dhe ekzekuton strategji shitjeje dhe plane veprimi për të arritur objektivat e shitjeve dhe për të maksimizuar depërtimin në treg. - **Identifikimi I partneriteteve:**  Monitorimi dhe identifikimi i objekteve ku mund të integrohen sistemet tona (HVAC dhe ashensorë) dhe identifikimi i mundësive pëe partneritet - **Konsulencë Teknike në Terren:**  Vizita në subjekte për të kuptuar specifikat e projektit dhe për të ofruar zgjidhjen më të përshtatshme - **Negocimi i Kontratave:**  Ndjekja e procesit deri në mbylljen e marrëveshjes, duke siguruar që produkti i përzgjedhur është specifikuar saktë në preventivin e ndërtimit. - **Bashkëpunim ndërpartamental:** Ndërtimi I marrëdhënieve ndërmjet ekipit të inxhinierëve dhe shitjes - **Rrjetëzimi (Networking):** Krijon dhe mirëmban marrëdhënie strategjike me kompani ndërtimi, investitorë, arkitektë dhe inxhinierë projektues. - **Feedback-u i Tregut:**  Analizimi dhe raportimi i kërkesave specifike të tregut tek ekipi Teknik. Kualifikimet - Të ketë përfunduar studimet në fushat Administrim Biznes, Marketing. - Preferohet minimalisht 2 vite eksperiencë pune ne profile të ngjashme - Mosha mbi 25 vjeç - Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze. - Të jëtë i komunikueshëm. - Të ketë aftësi lidershipi dhe analitike. Shënime *Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar* këtu  ose  apliko nga duapune.com. **Ne ofrojmë :** - Ambient komod dhe motivues. - Mundësi promovimi brenda kompanisë/grupit. - Pagat konkurruese në treg. **Të interesuarit të kontaktojnë si më poshtë :** - CV ne WhatsApp ne numrin e telefonit **0688084154** - CV ne email-in:  **burimet.njerezore@klimateknika.al** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-i-zhvillimit-te-produktit-at-klimateknika-4395023021
Niveli: mid level

Publikuar 30/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme