Kthehu te lista
Punë

Menaxher kontrate

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**Menaxheri i Projektit** do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë. **Detyrat** - Realizon dhe finalizon projektin sipas afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar (sipas Projekt-Preventivit). - Garanton marrjen dhe ekzistencën e informacionit teknik-financiar nga kompania dhe jashtë saj në funksion të zbatimit të projektit. - Interpreton dhe realizon në plan pune objektivat e projektit duke mbikqyrur zbatimin e tij sipas buxhetit dhe standardeve të cilësisë. - Harton dhe zbaton strategji efikase për reduktimin e kostove. - Ndjek dhe finalizon kontratën me furnitorët e rinj ose ekzistues, pas fushatës së prokurimit. - Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërëë të mundur rakordimin me grupet e punës dhe materialeve. - Përfaqëson kompanine me pale të treta për çeshtjet e lidhura me projektin. - Mbikqyr dhe ndjek në mënyre të vazhdueshme stafin në varësi, duke mbajtur përgjegjësi për performancën e tyre. - Analizon dhe interpreton në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe e paraqet informacionin në raporte tek Administratori dhe Investitori i kompanisë **Kualifikimet** - Të ketë përfunduar arsimin e larte, preferohen deget e inxhinierise dhe ekonomise. - Të ketë eksperience pune si menaxher projekti ne sektorin e ndertimit. - Të ketë aftesi shumë të mira menaxheriale, komunikuese, organizuese dhe planifikuese. - Të zoterojë në nivel shumë të mire ''Paketën Office' Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: **hr@agikons.com** Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Departamenti i Burimeve Njerezore **Agikons. Sh. P. K** E-mail: **hr@agikons.com** **Adresa:** Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane *Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-kontrate-at-rekrutime-agikons-4421129551
Niveli: mid level

Publikuar 05/06/2026 · Skadon 04/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme