Punë
Menaxher Kontrate
AgiKons
Tiranë, Shqipëri
Ndërtimtari & Patundshmëri
Përshkrimi
**Agikons sh.p.k**
është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës. Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Ne jemi në kërkim të një
**Menaxheri Projekti**
i cili
do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë.
**Detyrat**
- Realizon dhe finalizon projektin sipas afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar (sipas Projekt-Preventivit).
- Garanton marrjen dhe ekzistencën e informacionit teknik-financiar nga kompania dhe jashtë saj në funksion të zbatimit të projektit.
- Interpreton dhe realizon në plan pune objektivat e projektit duke mbikqyrur zbatimin e tij sipas buxhetit dhe standardeve të cilësisë.
- Harton dhe zbaton strategji efikase për reduktimin e kostove.
- Ndjek dhe finalizon kontratën me furnitorët e rinj ose ekzistues, pas fushatës së prokurimit.
- Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërëë të mundur rakordimin me grupet e punës dhe materialeve.
- Përfaqëson kompanine me pale të treta për çeshtjet e lidhura me projektin.
- Mbikqyr dhe ndjek në mënyre të vazhdueshme stafin në varësi, duke mbajtur përgjegjësi për performancën e tyre.
- Analizon dhe interpreton në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe e paraqet informacionin në raporte tek Administratori dhe Investitori i kompanisë
**Kualifikimet**
- Të ketë përfunduar arsimin e larte, preferohen deget e inxhinierise dhe ekonomise.
- Të ketë eksperience pune si menaxher projekti ne sektorin e ndertimit.
- Të ketë aftesi shumë të mira menaxheriale, komunikuese, organizuese dhe planifikuese.
- Të zoterojë në nivel shumë të mire ''Paketën Office'
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-kontrate-at-agikons-4430213369
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim