Kthehu te lista
Punë

Menaxher Mirembajtje

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**S & D Invest,** një kompani në pronësi të AGIKONS SH.P.K, është një emër i besueshëm në menaxhimin dhe administrimin e pronave që nga viti 2008. Jemi të përkushtuar për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e komuniteteve rezidenciale dhe resorteve turistike me cilësi të lartë, duke ofruar ambiente funksionale, të sigurta, të pastra dhe miqësore me mjedisin, që përmirësojnë cilësinë e jetës për banorët dhe mysafirët tanë. **Pozicioni: Menaxher Mirëmbajtjeje** **Përmbledhje e Rolit:** Kërkojmë një Menaxher Mirëmbajtjeje të kualifikuar dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë të shërbimeve teknike. Kandidati i suksesshëm do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen, riparimin dhe funksionimin efikas të sistemeve elektromekanike në pronat që menaxhojmë. **Përgjegjësitë Kryesore:** Hartimi i protokolleve të mirëmbajtjes Sigurimi i respektimit të politikave të sigurisë dhe shëndetit Koordinimi i aktiviteteve të përditshme të mirëmbajtjes Planifikimi i aktiviteteve të riparimit dhe instalimit Mbajtja e regjistrave të mirëmbajtjes Përgjigjja ndaj thirrjeve emergjente për mirëmbajtje Monitorimi i inventarit të pajisjeve Trajnimi dhe zhvillimi i punonjësve Inventarizimi dhe porositja e materialeve Mirëmbajtja parandaluese Inspektimet e sigurisë **Profili i Kandidatit:** Te kete profil Inxhinieri ndertimi, Teknikë Elektromekanike, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Mekanike ose fusha të ngjashme Eksperiencë në mirëmbajtjen elektromekanike Njohuri të forta teknike në sistemet mekanike dhe elektrike Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime teknike dhe manuale pajisjesh Aftësi të shkëlqyera në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt punës në grup Organizim, përgjegjshmëri dhe përkushtim ndaj shërbimit cilësor **Cfarë Ofrojmë:** Mjedis profesional dhe mbështetës pune Mundësi për mësim të vazhdueshëm dhe avancim karriere Mundësinë për t’u bërë pjesë e një organizate në rritje dhe dinamike **Procesi i Aplikimit:** Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në ne easy aply ose ne email orselda.mati@agikons.com Aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-mirembajtje-at-agikons-4353043464
Niveli: mid level

Publikuar 14/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme