Kthehu te lista
Punë

Menaxher Mirmbajtje

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**Mundësi Karriere në S & D Invest** **Rreth Nesh:** S & D Invest, një kompani në pronësi të AGIKONS SH.P.K, është një emër i besueshëm në menaxhimin dhe administrimin e pronave që nga viti 2008. Jemi të përkushtuar për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e komuniteteve rezidenciale dhe resorteve turistike me cilësi të lartë, duke ofruar ambiente funksionale, të sigurta, të pastra dhe miqësore me mjedisin, që përmirësojnë cilësinë e jetës për banorët dhe mysafirët tanë. **Pozicioni:** Menaxher Mirëmbajtjeje **Përmbledhje e Rolit:** Kërkojmë një Menaxher Mirëmbajtjeje të kualifikuar dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë të shërbimeve teknike. Kandidati i suksesshëm do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen, riparimin dhe funksionimin efikas të sistemeve elektromekanike në pronat që menaxhojmë. **Përgjegjësitë Kryesore:** - Hartimi i protokolleve të mirëmbajtjes - Sigurimi i respektimit të politikave të sigurisë dhe shëndetit - Koordinimi i aktiviteteve të përditshme të mirëmbajtjes - Planifikimi i aktiviteteve të riparimit dhe instalimit - Mbajtja e regjistrave të mirëmbajtjes - Përgjigjja ndaj thirrjeve emergjente për mirëmbajtje - Monitorimi i inventarit të pajisjeve - Trajnimi dhe zhvillimi i punonjësve - Inventarizimi dhe porositja e materialeve - Mirëmbajtja parandaluese - Inspektimet e sigurisë **Profili i Kandidatit:** - Te kete profil Inxhinieri ndertimi, Teknikë Elektromekanike, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Mekanike ose fusha të ngjashme - Eksperiencë në mirëmbajtjen elektromekanike - Njohuri të forta teknike në sistemet mekanike dhe elektrike - Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime teknike dhe manuale pajisjesh - Aftësi të shkëlqyera në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve - Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt punës në grup - Organizim, përgjegjshmëri dhe përkushtim ndaj shërbimit cilësor **Çfarë Ofrojmë:** - Mjedis profesional dhe mbështetës pune - Mundësi për mësim të vazhdueshëm dhe avancim karriere - Paketa konkurruese pagash dhe përfitimesh - Mundësinë për t’u bërë pjesë e një organizate në rritje dhe dinamike **Procesi i Aplikimit:** Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi në **orselda.mati@agikons.com** Aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-mirmbajtje-at-rekrutime-agikons-4318993452
Niveli: mid level

Publikuar 06/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme