Kthehu te lista
Punë

Menaxher Mirmbajtje Rezidence

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**Agikons sh.p.k** është një kompani ndërtimi me mbi 20 vite eksperiencë në tregun vendas dhe ndërkombëtar. E njohur për standardet e larta të cilësisë dhe profesionalizmit, kompania mbështet zhvillimin e vazhdueshëm të stafit të saj, duke ofruar një ambient pune mikpritës dhe mundësi reale për avancim në karrierë.  Si pjesë e grupit Agikons, edhe kompania **S&D** Invest operon në përputhje me këto vlera. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, S&D Invest Sh.a kërkon të punësojë një **Menaxher i Mirembajtjes**  i cili do të ketë një rol kyç në drejtimin dhe mbikëqyrjen e funksioneve financiare të kompanisë. **DETYRAT** : **Planifikimi i mirembajtjes** - Harton plane për mirembajtje periodike (preventive). - Monitoron funksionimin e infrastruktures se residencave si: rrjeti elektrik, pompat e ujit dhe depozitat, furnizimi me uje dhe kanalizimet dhe sistemet e drenazhimit. - Organizim i inspektimeve te rregullta të sistemeve (elektrike, hidraulike, HVAC, etj.) **Menaxhimi i riparimeve** - Koordinon dhe mbikqyr punët e riparimit te defekteve. - Siguron që defektet të zgjidhen shpejt dhe me cilësi - Prioritizon ndërhyrjet urgjente - Mban evidenca per nderhyrjet dhe mirembajtjen - Pergatit reporte periodike per eproret. **Menaxhimi i stafit teknik dhe raportimi** - Drejton tekniket dhe ekipet e mirembajtjes dhe gjelberimit. - Kontrollon listë-prezencat e sektoreve - Pergatit reporte periodike per eproret. - Kontrollon ditarin e punimeve, preventivat dhe situacionet dhe i përcjell ato për miratim tek eprori. - Dergon per miratim planet mujore per sektoret: Mirëmbajtje, Gjelbërim. KRITERET - Arsimin e larte ne fushen e inxhinierise se ndertimit - Eksperienca mbi 3 vite si drejtues - Aftesi te mira menaxheriale dhe drejtuese. **Çfarë ofrojmë:** - **Ambient pune profesional dhe mundësi reale për zhvillim në karrierë.** - **Vlerësim dhe shpërblim në përputhje me performancën.** - **Paga e negociueshme, në varësi të eksperiencës dhe aftësive.** Nëse jeni të interesuar për një karrierë të qëndrueshme, me mundësi zhvillimi profesional dhe vlerësim të merituar, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë në S&D Invest.sh.a **Shënime** Kandidatet e interesuar per me teper informacion mund te na kontaktojne nepermjet nr. te kontaktit 068 81 46 218 Agikons. Sh. P. K Departamenti i Burimeve Njerezore Kontakt:068 81 46 218 E-mail: hr@sdinvest.al Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-mirmbajtje-rezidence-at-rekrutime-agikons-4395016865
Niveli: mid level

Publikuar 30/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme