Kthehu te lista
Punë

Menaxher Projekti (Inxhinier Elektrik) (Smart Home Albania)

Ecommerce-Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Smart Home Albania** , pionieri i parë në Shqipëri për teknologjitë Smart Home — po zgjerohet! Po kërkojmë një **Menaxher Projekti ( Inxhinier Elektrik ).** Detyrat - Menaxhon portofolin e projekteve. - Ndjek procesin teknik pas konfirmimit të projektit dhe është përgjegjës deri në dorëzimin përfundimtar. - Koordinon dhe siguron cilësinë e punës së ekipeve të instalimit. - Trajnon klientin për sistemet e instaluara. - Mban kontakt me klientët edhe pas dorëzimit të projektit për të siguruar që gjithçka është e qartë dhe funksionale për ta. - Rraporton pranë drejtuesit të departamentit. Kualifikimet - Diplomë në Inxhinieri Elektrike. - 2–3 vite eksperiencë pune në menaxhimin e projekteve në terren. - Leje drejtimi e vlefshme. - Aftësi për të zgjidhur probleme dhe për të koordinuar ndërmjet palëve. - Eksperienca në kompani me profil të ngjashëm ose njohuri mbi sistemet Smart Home konsiderohet avantazh. - Njohuri të mira të gjuhës angleze. **Çfare ofrojme:** - Mundësi për zhvillim profesional dhe rritje brenda një kompanie inovative me potencial të madh. - Pagë konkurruese e shoqëruar me bonuse për performancë dhe projekte. - Automjet i kompanisë. - Trajnime të vazhdueshme për zgjerimin e njohurive dhe aftësive. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-projekti-inxhinier-elektrik-smart-home-albania-at-ecommerce-albania-4353697025
Niveli: mid level

Publikuar 19/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme