Kthehu te lista
Punë

Menaxher Prokurimesh

Kastrati Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Pozicioni:** Menaxher Prokurimesh **Vendi i punës** : Tiranë Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punesojë një **Menaxher Prokurimesh** për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj. **Përshkrimi i pozicionit:** **Menaxheri i Prokurimeve** është përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe kontrollin e prokurimit të materialeve dhe shërbimeve, duke siguruar efikasitet kostoje, cilësi dhe përputhje me nevojat teknike të projekteve. Të ketë eksperience në kompani ndërtimi. **Detyrat Kryesore:** - Planifikimi i prokurimeve sipas fazave të projekteve - Përzgjedhja dhe negocimi me furnitorë dhe nënkontraktorë - Organizimi i porosive dhe ndjekja e dorëzimeve - Kontrolli i kostove dhe respektimi i buxheteve - Koordinimi me inxhinierinë për specifikime teknike - Menaxhimi i inventarit dhe dokumentacionit të prokurimit - Raportim periodik mbi shpenzimet dhe performancën e furnitorëve **Kërkesat:** - Diplomë universitare në ekonomi, menaxhim, logjistikë ose fusha të ngjashme - **Minimum 5-7 vite eksperiencë në prokurime** - Eksperiencë në sektorin e ndërtimit (avantazh i fortë) - Njohuri të tregut dhe materialeve ndërtimore - Aftësi të shkëlqyera negociuese dhe organizative **Si të aplikoni:** Dërgoni CV-në tuaj të përditësuar në adresën hr@kastratigroup.al,duke përmendur në subjekt pozicionin për të cilin jeni duke aplikuar. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-prokurimesh-at-kastrati-4378764297
Niveli: mid level

Publikuar 27/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme