Kthehu te lista
Punë

Menaxher Rajonal

Globe Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Kompania Globe**  nisi aktivitetin ne fushen e tregtimit te pajisjeve elektroshtepiake dhe elektronike ne vitin 2002, me showroom-in e pare “Electrolux’’ ne Tirane. Ne Globe, jemi te perkushtuar per rritjen e biznesit, duke zhvilluar burimet tona njerezore, per ti dhene te gjitheve mundesine te jene pjese e perbashket e suksesit tone. Ne ofrojme mundesi qe te shkelqeni ne nje ekip te pasur me talente, ide, pikepamje dhe eksperienca. **Pozicioni Vakant:**  Menaxher Rajonal. **Detyrat:** - Menaxhon performancen e dyqaneve nen varesi, duke siguruar arritjen e objektivave operacionale, te shitjeve dhe KPI-ve sipas buxheteve te paracaktuara. - Siguron sherbim te shkelqyer ndaj klientit, zbatimin e procedurave te kompanise dhe kodit te sjelljes. - Planifikon, organizon dhe ndihmon ne hapjen ose rinovimin e dyqaneve, ne perputhje me orientimet e drejtimit. - Menaxhon financiarisht dyqanet, duke siguruar fitimprurje dhe perputhje me buxhetin. - Bashkepunon ngushte me menaxheret dhe zevendesit per zhvillimin e aftesive te tyre menaxheriale dhe analizimin e performances se dyqanit sipas strategjise se kompanise. - Trajton problematika te ndryshme duke ofruar zgjidhje praktike, te shpejta dhe kreative. - Monitoron tregun, analizon trendet dhe bashepunon ngushte me dyqanet dhe departamentet e tjera per realizimin e objektivave. - Vlereson performancen e stafit vartes, trajnon dhe motivon Specialistet e Shitjeve, duke siguruar standarde te larta profesionale dhe arritjen e objektivave mujore. - Merr pjese ne takime te rendesishme me kliente per te forcuar marredheniet afatgjata dhe per te ndjekur problematikat e biznesit. - Mban pergjegjesi per performancen e pergjithshme te dyqaneve, vendos objektiva, mbikeqyr menaxheret dhe siguron realizimin e tyre. **Aftesite dhe kompetencat:** - Te kete aftesine per te menaxhuar ne distance. - ⁠Te kete aftesine per te orientuar ekipet drejt rezultateve dhe arritjes se qellimeve. - ⁠Te kete aftesi analitike dhe raportuese. - ⁠Te kete aftesine per ti dhene zgjidhje cdo lloj problemi me te cilat nje dyqan haset. - ⁠Te kete aftesine per te punuar nen presion dhe te menaxhoje shkelqyeshem kohen. - ⁠Te kete komunikim dhe bashkepunim te shkelqyer me ekipet dhe departamentet e tjera. - ⁠Te kete mentalitet biznesi me fokus ne zhvillimin strategjik dhe organizativ. **Kualifikime:** - Diplome e larte, preferohet ne Menaxhim Biznesi ose fushe te ngjashme. - Njohuri te mira te gjuhes angleze (shkruar dhe folur). - Minimumi 3–5 vjet eksperience ne menaxhim rajonal ose pozicione te ngjashme. Te gjithe te interesuarit te dergojne Cv e tyre ne adresen email:  **hr@globe.al** Mirepresim çdo kandidat qe ploteson kriteret e mesiperme! Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-rajonal-at-globe-albania-4361081466
Niveli: mid level

Publikuar 06/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme