Kthehu te lista
Punë

Menaxher Shitjesh dhe Produktesh IT

HR - IMS (InfoSoft Management Services) Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**ITD sh.p.k. kërkon të punësojë:** **Menaxher Shitjesh dhe Produktesh Teknologjike** Menaxheri i Shitjeve dhe Produkteve është punonjësi përgjegjës për ndërtimin dhe menaxhimin e procesit të shitjes midis kompanisë dhe klientëve të saj, si dhe për menaxhimin e një game produktesh, për të cilat njeh specifikimet teknike, konfigurimet standarde, opsionet shtesë dhe kryen porositë pranë furnitorëve, duke ndjekur procesin deri në realizimin e shitjes. **Rreth nesh** ITD SHPK është një kompani lider në tregun shqiptar të Teknologjisë së Informacionit, me aktivitet që prej vitit 1996. Si distributore e autorizuar e markave ndërkombëtare prestigjioze si Microsoft, Hewlett-Packard, Cisco, IBM, Lenovo, Epson, Samsung, LG dhe Sharp, kompania ofron një gamë të gjerë produktesh harduerike dhe softuerike, duke mbështetur rishitësit në mbarë Shqipërinë me produkte cilësore dhe shërbim profesional. **Detyra dhe përgjegjësi:** • Mban dhe përmirëson marrëdhëniet me klientët ekzistues, me qëllim përmbushjen sa më të mirë të kërkesave të tyre. • Prezanton produktet te klientët në mënyrë profesionale dhe efektive. • Zgjeron portofolin e klientëve dhe ndërton marrëdhënie të qëndrueshme me klientë të rinj. • Realizon dhe tejkalon objektivat individualë të shitjeve. • Njeh mirë gamën e produkteve që mbulon dhe specifikimet përkatëse teknike. • Kryen porositë e produkteve pranë furnitorëve dhe ndjek statusin e tyre në sistemet përkatëse. • Njeh dhe zbaton përmbajtjen e kontratave të shitjes me furnitorët e produkteve që mbulon. • Ndjek në mënyrë aktive shitjen e produkteve në të gjitha kanalet e shitjes së kompanisë. • Negocion me furnitorët për çmime speciale, çmime promocionale, etj. **Kualifikimet:** • Diplomë universitare në degët Informatikë Ekonomike, Administrim Biznesi ose Shkenca Ekzakte. • Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme në kompani private. • Njohuri të mira mbi produktet IT (përbën prioritet). • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (e detyrueshme). • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese. • Aftësi shumë të mira analitike. **Benefitet:** • Paga: 90,000 - 120,000 leke neto (në varësi të eksperiencës) e negociueshme. • Skemë motivimi në varësi të realizimit të objektivave. • Sigurim shëndetësor privat. • Mundësi reale për rritje në karrierë. **Shënime:** Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e\_mail. ***humanresources@infosoftgroup.com.al*** Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutes së Republikes së Shqiperisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-shitjesh-dhe-produktesh-it-at-hr-ims-infosoft-management-services-4406090095
Niveli: mid level

Publikuar 29/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme