Kthehu te lista
Punë

Menaxhere Blerjesh (BRUNES)

AlbanianGarment Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Pozicion Vakant: Menaxhere Blerjesh ( F)** Në bashkëpunim me Brunes Group **Lokacioni:**  Brunes Showroom, Autostrada Tiranë–Durrës **Orari:**  Full Time| 08:30-17:00 **Brunes Group** , një nga kompanitë më të mëdha dhe më të njohura në industrinë e arredimit dhe ndërtimit në Shqipëri me mbi 850 punonjës, po zgjerohet me një pozicion të ri Menaxhere Blerjesh ( F). Menaxherja e Blerjeve është përgjegjëse për sigurimin e produkteve qe tregton kompania, duke siguruar që blerjet të bëhen në mënyrë efikase, me kosto optimale dhe në përputhje me standardet e cilësisë. Ajo punon ngushtë me furnitorët e huaj dhe departamentet e brendshme për të garantuar furnizime të qëndrueshme dhe të besueshme. Detyrat **Çfarë do të bëni?** - Planifikoni dhe zbatoni strategjitë e blerjeve në përputhje me nevojat e kompanisë. - Hulumtoni tregun dhe zgjidhni furnitorë potenciale të besueshëm. - Negocioni çmime, kushte pagese dhe afate të dorëzimit me furnitorët. - Monitoroni performancën e furnitorëve dhe ndërtoni marrëdhënie afatgjata me ta. - Kontrolloni dhe optimizoni kostot, duke ndjekur efikasitetin buxhetor. - Ndiqni porositë, menaxhoni dokumentacionin dhe zgjidhni problemet që lidhen me furnizimet. - Përgatitni raporte periodike për analizën e blerjeve dhe furnitorëve. - Analizoni tregun për tendencat dhe mundësitë për optimizim kostosh. - Monitoroni stoqet dhe bashkëpunoni me magazinën për të shmangur mungesat ose tepricat. - Ruani dokumentacionin për çdo blerje dhe përgatitni raporte për drejtuesit. - Bashkëpunoni me departamentet e tjera për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të siguruar që blerjet përmbushin këto kërkesa. Kualifikimet **Kërkesat për kandidatin ideal:** - Diplomë universitare në Ekonomi ose Menaxhim. - Eksperiencë e mëparshme në fushën e blerjeve ose menaxhimit të zinxhirit të furnizimit. - Aftësi të forta në negocim, analizë dhe vendimmarrje. - Njohuri në përdorimin e programeve financiarë dhe të menaxhimit të blerjeve. - Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane. - Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip. Shënime *Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar* këtu  ose apliko nga duapune.com. **Çfarë ofrojmë:** - Një mundësi unike për të përfaqësuar një  **markë lider globale**  në fushen e mobilimit dhe arredimit - Të punoni në një ambjent modern dhe inovativ, me mbështetje të plotë nga  **Brunes Group** - Ambient dinamik, trajnime të vazhdueshme dhe rrugë të hapur për zhvillim profesional Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxhere-blerjesh-brunes-at-albaniangarment-4353034740
Niveli: mid level

Publikuar 14/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme