Punë
Menaxhere e Rrjeteve Sociale
KetaElite sh.p.k
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
KetaElite sh.p.k po kërkon një person dinamik dhe komunikues për pozicionin me kohë të plotë në Tiranë.
Ky pozicion bashkon rolin e imazhit publik të markave tona të kondicionerëve me menaxhimin e përditshëm të rrjeteve sociale.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Prezantimi i produkteve dhe markave tona të kondicionerëve nëpërmjet materialeve video për platformat sociale.
- Krijimi, xhirimi dhe editimi i përmbajtjeve kreative si Reels, TikTok dhe Stories.
- Menaxhimi i plotë i kanaleve zyrtare të komunikimit dhe ndjekja e strategjisë së marketingut digjital.
- Ndërveprimi me ndjekësit dhe menaxhimi i mesazheve apo komenteve në platforma.
Kërkesat e Pozicionit:
- Komunikim i shkëlqyer, rrjedhshmëri në të folur dhe aftësi shumë të mira prezantimi para kamerës.
- Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe krijimin e përmbajtjeve video.
- Njohuri në përdorimin e programeve bazë të editimit si CapCut, Canva apo paketa Adobe.
- Vendndodhja në Tiranë dhe disponueshmëri për punë me kohë të plotë në zyrë/showroom.
Çfarë Ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Ambient pune profesional dhe mundësi reale për rritje karriere.
- Trajnime të dedikuara mbi specifikat e produkteve tona të klimatizimit.
Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre së bashku me portofolin e punëve të mëparshme në adresën e emailit: ketaelite@yahoo.com.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxhere-e-rrjeteve-sociale-at-ketaelite-sh-p-k-4410389983
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim