Kthehu te lista
Punë

Menaxher/e Marketingu – Andale Multimedia

andale.al Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Andale është kompania më e re e mediave digjitale në Shqipëri me mbi 20 krijues, 10 emisione aktive dhe një audiencë që lëviz shpejt. Na duhet dikush që lëviz më shpejt. Roli është i qartë: zotëro strategjinë e marketingut, ndërto partneritete me brand-e, dhe sigurohu që çdo moment kulturor që ka rëndësi për audiencën tonë është një moment ku ne jemi tashmë brenda. Marketingu nuk është më të kapësh vëmendjen. Është të kuptosh kulturën përpara të gjithëve dhe ta fitosh atë vëmendje. Kërkojmë dikë që e ka kuptuar këtë dhe që është gati të punojë ndryshe. Je personi i duhur nëse: ∙ E ke parë trendin para se të ketë emër ∙ Ke kthyer një krijues, një brand, ose një moment në diçka më të madhe se buxheti i tij ∙ Merr vendime dhe i zotëron ato ∙ E kupton që vëmendja fitohet, nuk blihet ∙ Di të shesës, jo produkte, por ide, partneritete dhe mundësi ∙ Ke mbi 5 vjet eksperiencë në marketing, media, ose shitje Çfarë mbulon roli: partneritete me brand-e, zhvillim sponsorizimesh, strategji sociale, marketing kreatorësh, dhe ekzekutim fushatash në të gjitha platformat. - Dërgo CV-në + një shembull të punës që të ka bërë krenar/e: marketing@andale.al Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-e-marketingu-%E2%80%93-andale-multimedia-at-andale-al-4395661675
Niveli: mid level

Publikuar 31/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme