Punë
Menaxher/e ne Showroom
JOVEX Light
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
**SHOWROOM MANAGER – JOVEX LIGHT**
**Jovex Light**
, pjesë e Smart Home Albania, kërkon të bëjë pjesë të ekipit një Showroom Manager energjik/e dhe me përvojë, që do të kujdeset për menaxhimin e përditshëm të showroom-it dhe për t’i ofruar klientëve një eksperiencë unike në botën e ndriçimit dhe teknologjisë inteligjente.
Jovex Light është brandi i ndriçimit që bashkon dizajnin modern me teknologjinë inteligjente, duke ofruar zgjidhje inovative për ndriçimin e ambienteve rezidenciale dhe komerciale. Si pjesë e Smart Home Albania, Jovex Light përfaqëson standardet më të larta në cilësi, stil dhe përvojë klienti.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhon operacionet e përditshme të showroom-it dhe kujdeset për paraqitjen profesionale të ekspozitës.
- Siguron një përvojë të shkëlqyer për klientët duke i këshilluar në përzgjedhjen e produkteve.
- Bashkëpunon me ekipin e shitjeve dhe arkitektët për të ndërtuar zgjidhje ndriçimi sipas projekteve.
- Koordinon aktivitetet promovuese dhe eventet në showroom.
- Ndjek performancën e shitjeve dhe përgatit raportet mujore për menaxhmentin.
- Trajnon dhe mbështet stafin e showroom-it për të siguruar standarde të larta shërbimi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Eksperiencë të mëparshme në menaxhim showroom-i, shitje ose sektorin e ndriçimit/interierit.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Orientim ndaj klientit dhe kujdes maksimal për detajet vizuale.
- Aftësi organizative dhe menaxhuese.
- Njohuri bazë mbi produktet e ndriçimit apo sistemet Smart Home përbëjnë avantazh.
**Apliko tani: info@jovex.al**
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-e-ne-showroom-at-jovex-light-4353795368
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim