Kthehu te lista
Punë

Menaxher/e për Mirëmbajtjen e Rezidencave

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**Agikons sh.p.k** , me mbi 20 vite eksperiencë në tregun vendas dhe ndërkombëtar, njihet për standarde të larta cilësie dhe profesionalizmi. Si pjesë e grupit Agikons, **S&D Invest sh.a** operon mbi të njëjtat vlera dhe, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kërkon të punësojë: 🔹 **Pozicioni:** Menaxher/e për Mirëmbajtjen e Rezidencave **📍 Departamenti:** Shërbime Teknike & Operacionale **📌 Raporton tek:** Administratori i Përgjithshëm **👥 Nën mbikëqyrje:** Sektori i Mirëmbajtjes & Sektori i Gjelbërimit **🎯 Qëllimi i pozicionit:** Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të mirëmbajtjes dhe gjelbërimit në pronat e administruara nga S&D Invest, duke garantuar cilësi, efikasitet operacional dhe përputhje me standardet teknike dhe ligjore, si dhe analizimin dhe zhvillimin e shërbimeve për rritje të të ardhurave. **✅ Përgjegjësi Kryesore** - Menaxhimi i mirëmbajtjes teknike dhe ndërhyrjeve emergjente - Planifikimi dhe kontrolli i punëve të gjelbërimit - Evidentimi, analiza dhe raportimi periodik i proceseve me grafiqe - Menaxhimi i inventarit, pajisjeve dhe furnizimeve - Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe legjislacionit në fuqi - Analizë financiare dhe zhvillim shërbimesh të reja në bashkëpunim me ekipet përkatëse 🎓 **Kualifikime të Kërkuara** - Diplomë e lartë në Inxhinieri (Ndërtimi, Elektrike, Mekanike ose fusha të ngjashme) - Minimum 5 vite eksperiencë në mirëmbajtje teknike ose menaxhim operativ - Njohuri të forta teknike dhe analitike - Aftësi menaxheriale dhe komunikimi - Njohuri shumë të mira në Excel dhe mjete raportimi **Shënime:** Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Ju mirëpresim të bëheni pjesë e stafit tonë duke dërguar menjëherë aplikimin tuaj! Departamenti i Burimeve Njerezore Agikons. Sh. P. K Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-e-p%C3%ABr-mir%C3%ABmbajtjen-e-rezidencave-at-agikons-4356216028
Niveli: mid level

Publikuar 28/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme