Kthehu te lista
Punë

Menaxher/e Rezervimesh &Finance (Albanie 360 ShPK)

ASEL Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit tonë në sektorin e turizmit, Albanie 360 kërkon  **Menaxher/e Rezervimesh &Finance**  të motivuar për menaxhimin e rezervimeve dhe ndjekjen financiare të aktivitetit të kompanisë. **Detyrat kryesore** - Menaxhimi i aktiviteteve financiare të shoqërisë. - Arkëtime dhe pagesa përmes sistemit bankar dhe arkës. - Menaxhimi i arkës dhe dokumentacionit përkatës. - Përgatitja e raporteve financiare mujore dhe vjetore. - Menaxhimi i rezervimeve të klientëve. - Përgatitja e dosjeve specifike për klientët. **Profili i kërkuar** **Gjuhët:**  Shqip (e domosdoshme) + Anglisht dhe/ose Frëngjisht. - Diplomë universitare në Menaxhim / Financë. - Eksperiencë e mëparshme në një pozicion të ngjashëm (preferohet në turizëm). - Njohuri të gjuhës angleze ose frënge. - Njohuri shumë të mira në MS Excel, Word dhe programe financiare/kontabiliteti. - Aftësi shumë të mira komunikuese, saktësi, vëmendje ndaj detajeve dhe respektim i afateve. - Integritet, korrektësi dhe përgjegjësi profesionale. **Aftësitë:** - Menaxhim rezervimesh. - Njohuri bazë në kontabilitet. - Excel në nivel profesional. - Eksperienca në turizëm përbën avantazh. - Cilësitë personale: i/e organizuar, i/e besueshëm/me, komunikim i mirë me partnerët dhe klientët. **Çfarë ofrojmë** - Ambient pune dinamik dhe njerëzor. - Autonomi dhe inkurajim ne marrje e vendimeve. - Bashkëpunim afatgjatë në një agjenci turistike në rritje. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-e-rezervimesh-finance-albanie-360-shpk-at-asel-albania-4358886586
Niveli: mid level

Publikuar 04/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme