Kthehu te lista
Punë

Menaxhere Shitjesh Showroom (British Home)

Ecommerce-Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Kompania jone eshte ne kerkim te një  **Menaxhere Shitjesh** për showroom-in tonë, e cila do të ketë rol kyç në menaxhimin e shitjeve dhe përvojës së klientit. **Përshkrimi i vendit të punës:** - Realizon aktivitetin e shitjes me qëllim arritjen e objektivave të përcaktuara - Kujdeset për mirëmbajtjen, organizimin dhe prezantimin e produkteve në showroom - Menaxhon ekspozitën, përfshirë përditësimin e artikujve të rinj dhe sugjerimin e vendosjes së produkteve - Këshillon klientët me profesionalizëm dhe zgjidhje të personalizuara - Ndjek stokun dhe bashkëpunon me drejtimin për mbarëvajtjen e shitjeve - Siguron që showroom-i të jetë gjithmonë i rregullt dhe tërheqës. **Kriteret e pranimit:** - Eksperiencë në shitjen e pllakave, hidrosanitareve, ndriçuesve dhe mobilieve - Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative - Aftësi për të punuar individualisht dhe në grup - Të jetë person korrekt, i shkathët dhe i përgjegjshëm - Eksperiencë pune minimum 2 vite. **Ne ofrojmë:** - Ambient pune profesional dhe dinamik - Pagesë konkurruese sipas eksperiencës - Mundësi bashkëpunimi afatgjatë - **Adresa :**  Rruga Bulevardi Blu , Kamez Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxhere-shitjesh-showroom-british-home-at-ecommerce-albania-4373475601
Niveli: mid level

Publikuar 20/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme