Kthehu te lista
Punë

Network Specialist

Madcom Albania (Power by Albanian Fiber Telecommunications) Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Qëllimi i Pozicionit** Specialisti i Rrjetit është përgjegjës për projektimin, implementimin, optimizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit IP Backbone si edhe për zgjidhjen e problematikave teknike që lidhen me funksionimin e tij duke garantuar performancë, siguri dhe qëndrueshmëri të shërbimeve. **Detyrat dhe Përgjegjësitë** - Përgjegjës për për projektimin, implementimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e rrjetit kryesor IP Backbone; - Zhvillon, administron dhe mirëmban sistemet e monitorimit të rrjetit; - Administron, përditëson dhe dokumenton dokumentacionin teknik dhe inxhinierik, përfshirë skemat e rrjetit, planifikimin e adresave IP dhe skedarët e konfigurimit; - Administron pajisjet e rrjetit (router, switch), konfigurimet NAT për klientët rezidencialë dhe politikat e rrugëzimit; - Monitoron dhe analizon trafikun ndërkombëtar; - Monitoron dhe menaxhon trafikun në pikat e prezencës (POP); - Suporton instalimet e reja dhe zgjidh problematikat në lidhjet e biznesit (VLAN, MPLS, Circuit ID), në bashkëpunim të vazhdueshëm me ekipin e instalimeve; - Ofron mbështetje teknike për klientët biznes në rast problematikash të shërbimit; - Menaxhon dhe siguron zbatimin e standardeve, procedurave dhe politikave të RIPE; - Bashkëpunon me sektorin e suportit për zgjidhjen e çështjeve teknike sipas problematikave të raportuara; - Ndjek dhe përditëson njohuritë mbi teknologjitë e rrjetit dhe tendencat e tregut për përmirësimin e performancës dhe shërbimeve; - Propozon dhe implementon praktika dhe procese të brendshme, si dhe realizon trajnime për ekipet e suportit të nivelit 1 dhe 2; - Qëndron në gatishmëri për ndërhyrje dhe ofron mbështetje teknike në rast problematikash kritike në rrjetin IP Backbone; - Ofron mbështetje të nivelit 3 për sektorët e tjerë që operojnë mbi rrjetin bazë IP; - Zbaton rregulloren e brendshme, politikat e sigurisë dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Punëdhënësi në përputhje me pozicionin e punës. **Kualifikimet dhe Aftësitë** - Diplomë universitare e preferuar në ‘’Inxhinieri Telekomunikacioni’’ ose fusha të ngjashme; - Minimumi 3 vite përvojë pune në administrimin e rrjeteve IP; - Certifikime profesionale të preferuara: Cisco, Mikrotik, HP, Huawei, Microsoft; - Preferohen kandidatë me përvojë në administrimin e proceseve teknike të një ISP; - Njohuri të avancuara në adresimin IP dhe protokollet e rrugëtimit, përfshirë EIGRP, OSPF dhe BGP; - Përvojë në instalimin, konfigurimin dhe troubleshooting të pajisjeve Cisco dhe Mikrotik; - Aftësi të mira analitike dhe për zgjidhjen e problemeve; - Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur si dhe në ekip. **Çfarë ofrojmë** - Paketë kompensimi konkurruese, e përcaktuar në përputhje me përvojën, kualifikimet dhe kompetencat profesionale të kandidatit; - Mundësi për zhvillim të vazhdueshëm profesional përmes trajnimeve të strukturuara dhe certifikimeve të specializuara në fushën e rrjeteve dhe sigurisë; - Angazhim në projekte teknologjike strategjike dhe të avancuara; - Mundësi reale për rritje profesionale dhe avancim në karrierë, bazuar në performancë; - Përfitime shtesë për punonjësit, përfshirë ofrimin e shërbimit të internetit falas nga kompania. **Adresa:** Rruga “Reshit Çollaku'' *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"* . Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/network-specialist-at-madcom-albania-power-by-albanian-fiber-telecommunications-4354185172
Niveli: senior

Publikuar 22/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme