Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM- DËRGOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR “PERSONEL AKADEMIK” 2 VENDE ASISTENT LEKTOR NË DEPARTAMENTIN E OBSTETRIKË- GJINEKOLOGJISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË.

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 95, datë 06.10.2020, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionet e punës vakant “Personel Akademik” 2 vende Asistent Lektor në Departamentin e Obstetrikë- Gjinekologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë. **Kritere Të Përgjithshme** Kandidatët konkurentë për pozicionet e punës vakant “Personel Akademik” **2 vende** Asistent Lektor në Departamentin e Obstetrikë- Gjinekologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë duhet të plotësojnë: - Të jetë mjek specialist obstetër gjinekolog; - Të ketë liçencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshur nga Urdhëri i Mjekut; - Të ketë Mbaruar studimet universitare dhe ato të specializimit me notën mesatare mbi 9 (nëtnë); - Të jetë shtetas shqiptar; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar si dhe në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës; - Të zotëroj me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore, në preference gjuhën angleze; **Kritere Specifike** - Të jetë mjek specialist obstetër-gjinekolog me eksperienc pune 3 (tri) vite deri në 8 (tetë) vite në këtë specialitet; - Të ketë kryer specializime afatëgjata të mëparshme në vendet perëndimore; - Të ketë veprimtari shkencore në obstetrikë- gjinekologjis të konfirmuara me punime, prezantime në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe artikuj në revista brenda dhe jasht vendit; - Të kete dëshmi për dy ose më shumë gjuhë të huaja perëndimore ku njëra të jetë domozdoshërisht gjuha angleze. **Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion** - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi); - Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje; - Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj. - Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve. - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike. - Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj. - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj. - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji 138/2015. - Vërtetim i Gjëndjes Gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit. *Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.* **Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, pranë zyrës së Protokoll – Arkivës në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Mjekësisë Tiranë.** **Afati i dorëzimit të dokumentacionit** : **19.** **10.20** **20-** **30.** **10.20** **20 (10 ditë pune)** **.** **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 19 October, 2020 | Previous NJOFTIM- PËR 1 (NJË) POZICION PUNE “KRYETAR I DEGËS SË PROTOKOLL-ARKIVËS DHE BIBLIOTEKËS/DHE SEKRETARE E DEKANIT” PRANË FAKULTETIT TË SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË. Next NJOFTIM- DËRGOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR “PERSONEL AKADEMIK” 2 VENDE LEKTOR NË DEPARTAMENTIN E OBSTETRIKË- GJINEKOLOGJISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-d%C3%ABrgohen-kriteret-e-pun%C3%ABsimit-p%C3%ABr-%E2%80%9Cpersonel-akademik%E2%80%9D-2-vende-asistent-lektor-n%C3%AB-departamentin-e-obstetrik%C3%AB-gjinekologjis%C3%AB-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397475903
Niveli: mid level

Publikuar 04/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme