Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS, “ASISTENTE E ADMINISTRATORIT”, ME AFAT TË CAKTUAR (TË PËRKOHSHËM), NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr. 63, Datë 08.10.2021“Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Urdhrin e Administratorit Të UMT-së Nr. 4, Datë 04.01.2024 “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për 1 (një) Vend Në Pozicionin e Punës “Asistente e Administratorit”, Personel Administrativ Me Kontratë Me Afat Të Caktuar (të Përkohshëm), Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, Shpallet Konkursi Për 1 (një) Vend Të Lirë Pune Si Më Poshtë **Fillimi** **i procedurës së punësimit për 1 (një) vend në pozicionin e punës** ***“*** ***Asistente e Administratorit”,* personel administrati** **v me kontratë me afat të caktuar (të përkohshëm),** **në Rektoratin e** **Universitetit të Mjekësisë, Tiranë** **.** **Përshkrimi Përgjithësues i Punës** - Organizon e siguron rregullsinë e hyrjes së të gjitha materialeve informative për Administratorin; - Organizon axhendën ditore të Administratorit; - Nëpërmjet Sektorit të Protokoll-Arkivës siguron transmetimin korrekt të korrespondencës së Administratorit brenda institucionit apo në marrëdhënie jashtë tij; - Mban evidencën e porosive që merr prej nëpunësve të Institucionit apo personave të tretë dhe ndjek përfundimin e dhënies së përgjigjes; - Koordinon takimet e planifikuara për Administratorin me nëpunësit apo personat jashtë saj; - Asiston dhe mban procesverbalet në mbledhjet e ndryshme, duke nënvizuar konkluzionet dhe detyrat që dalin nga këto mbledhje; - Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme; **Kriteret** Kandidatët për ***“*** ***Asistente të Administratorit”,*** me kontratë me afat të caktuar (të përkohshëm), në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, **duhet të plotësojnë këto kritere:** - Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor” në Shkencat Juridike / Humane; - Të ketë 1 vit eksperiencë pune në profesion; - Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë; - Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër; **Kushtet** - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje; - Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra; **Kërkesat e Përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:** - Të jetë shtetas shqiptar; - Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës; - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit; - Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës; - Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur; **Përbën avantazh për këtë pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup.** **Dokumentacioni i Kërkuar** Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për ciklet përkatëse të studimit sipas rastit); - Kopje e librezës së punës e noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit). - Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015; - Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi; - Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar; - Çertifikatë/Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë; - Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim; - Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë. *Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.* *Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së* *Institucionit.* Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njehsuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë. ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike, nga dita e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.*** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”; - Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative. **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 8 January, 2024 | Previous NJOFTIM PËR 2 (DY) VENDE VAKANTE NË POZICIONIN E PUNËS, “SPECIALIST NË SEKTORIN E FINANCËS”, ME KOHË TË PLOTË, NË DREJTORINË EKONOMIKE, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË Next NJOFTIM RISHPALLJE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024 Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-1-nj%C3%AB-vend-n%C3%AB-pozicionin-e-pun%C3%ABs-%E2%80%9Casistente-e-administratorit%E2%80%9D-me-afat-t%C3%AB-caktuar-t%C3%AB-p%C3%ABrkohsh%C3%ABm-n%C3%AB-rektoratin-e-universitetit-t%C3%AB-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4374151850
Niveli: mid level

Publikuar 17/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme