Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS KRYETAR I DEGËS SË FINANCËS NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Statutin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Të UMT-së Nr. 63, Datë 08.10.2021 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Urdhrin e Administratorit Të UMT-së Nr. 86, Datë 06.06.2022 “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për Pozicionin e Punës “Kryetar i Degës Së Financës Në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, Shpall Konkursin Për 1(një) Vend Të Lirë Pune “Kryetar i Degës Së Financës Në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, Si Më Poshtë Për 1 (një) vend në pozicionin e punës Kryetar i Degës së Financës në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. **Kandidatët për pozicionin e punës** **1 (një) vend Kryetar i Degës së Financës në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.** **Përshkrimi Përgjithësues i Punës** - Kryetari i degës është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në degën e financës. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi: specialist dhe raporton rregullisht te Administratori i njësisë - Kryen rolin e nëpunësit - Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me shpenzimet për veprimtarinë e njësisë dhe bën mbylljen e bilancit vjetor - Merr pjesë në hartimin e buxhetit vjetor, në bashkëpunim me strukturat e tjera te njësisë. - Merr pjesë në përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm në zbatim të kërkesave të ligjit dhe institucioneve përkatëse. - Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me të ardhurat e njësisë dhe raporton për realizimin e - Ndjek shpenzimet e buxhetit dhe të fondeve të tjera që disponon njësia, rakordon çdo muaj situacionin e shpenzimeve ekonomike, si dhe propozon, rialokime te planit - Përgatit analiza periodike dhe vjetore për realizimin e treguesve ekonomik dhe - Raporton çdo muaj në formë elektronike dhe shkresore në UMT-ë dhe jashtë radhe për të gjitha të dhënat që kë - Është përgjegjës për mbajtjen e librave të llogarisë në përputhje me legjislacionin në - Është përgjegjës dhe përgatit të gjithë materialet e nevojshme për kryerjen e inventarëve të përgjithshme dhe periodike për njësinë kryesore. - Koordinon aktivitetin e punës midis specialistëve, cakton detyra dhe ndjek e kontrollon zbatimin e tyre; - Regjistron të gjitha kontratat e lidhura ndërmjet Njësisë dhe operatorëve Ndjek likuidimin e tyre; - Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e pë **Kritere** **Kërkesat e përgjithshme,** që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në Fakultetin e Mjekësisë, UMT, janë: - Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkencat Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë; - Të ketë mbi 3 (tri) vite eksperiencë pune në profesion; - Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë; - Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër. **Kushtet** - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje; - Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit dhe ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra; - Përbën avantazh për këto pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe menaxheriale, aftësia për të punuar në grup; - Të jetë shtetas shqiptar; - Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës; - Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës; - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të **Dokumentacioni Që Duhet Të Paraqesin Kandidati/ët** **Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:** - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit); - Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë); - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015; - Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi; - Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar; - Certifikate/ Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office; - Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim; - Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; - Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit. *Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.* *Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.* Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë). Afati i dorëzimit të dokumentacionit: **është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e shpalljes ne Buletinin e APP-së.** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al. **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor në IAL në R.SH.” - Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; - Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2006 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; - Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative. - Njohuri mbi ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. **Mënyra e Vlerësimit** Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën. 13 June, 2022 | Previous NJOFTIM PËR POZICIONET E PUNËS 2 (DY) VENDE VAKANTE “SANITAR” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË Next NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS PËR “PERSONEL AKADEMIK” (KATEGORIA “LEKTOR”) PËR LËNDËT “EPIDEMIOLOGJIA E SËMUNDJEVE INFEKTIVE NË SHËNDET PUBLIK” DHE “EPIDEMIOLOGJIA E TERRENIT” NË DEPARTAMENTIN E SHËNDETIT PUBLIK, FAKULTETI I MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-1-nj%C3%AB-vend-n%C3%AB-pozicionin-e-pun%C3%ABs-kryetar-i-deg%C3%ABs-s%C3%AB-financ%C3%ABs-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4374164485
Niveli: mid level

Publikuar 17/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme