Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E PROKURIMEVE”, ME KOHË TË PLOTË NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr. 63, Datë 08.10.2021“Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Urdhrin e Administratorit Të UMT-së Nr.113, Datë 15.05.2023 “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për Pozicionin e Punës 1 (një) Vend “Përgjegjës Në Sektorin e Prokurimeve”, Me Kohë Të Plotë Në Drejtorinë e Shëebimeve Mbështetëse Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkursin Për 1 (një) Vend Të Lirë Pune Si Më Poshtë **Fillimin e procedurës së punësimit** **për 1 (një) vend në pozicionin e punës *“Përgjegjës në*** ***Sektorin e Prokurimeve”,*** **me kohë të plotë** **në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse,** **Universiteti i Mjekësisë, Tiranë** **.** **Përshkrimi Përgjithësues i Punës** - Përgjegjësi i Sektorit është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në Sektor. Koordinon punën vertikalisht me strukturat qe ka në varësi dhe raporton rregullisht te Drejtori i Drejtorisë. - Mbajtja e përgjegjësisë për respektimin e të gjitha rregullave dhe të afateve të caktuara në aktet ligjore e nënligiore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin nga Sektori i Prokurimit, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës; - Hartimi dhe propozimi i planit vjetor të prokurimeve, në bashkëpunim me Njësinë e Prokurimit në bazë të kërkesave dhe nevojave për prokurim; - Organizon punën për përgatitjen e regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik, shpenzimeve dhe investimeve në bashkëpunim me Njësinë e Prokurimit, në fillim të çdo viti kalendarik; - Përgatitja e Dokumentave Standarde të Tenderit për procedurat e prokurimit, në bashkëpunim me anëtarët e Njësisë së Prokurimit, sipas pjesëmarrjes në komisionet përkatëse në procedurë; - Përgatitja e analizave periodike për prokurimet; - Përgatitja e regiistrit të realizimit të prokurimeve publike në mënyrë periodike dhe vjetore, raportimi në MASR-ë; - Kontrollon dhe shpërndan sipas destinacionit dokumentat e hartuara nga punonjësit në varësi; - Siguron bashkëpunim të mirë të grupit dhe ekzekutim në kohë të detyrave. - Siguron që mbajtja dhe arkivimi i të dhënave të Sektorit është në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit për prokurimin publik; - Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin Juridik për çdo risk të hasur; - Siguron që stafi i caktuar për implementimin e kontratës të mos jetë i përfshirë në vlerësimin e tenderit; - Përgatit planifikimin e procedurave të tenderimit në bashkëpunim me drejtoritë/sektorët e tjerë (përgatitja dhe ndjekja e rregullt të Planit të Prokurimit); - Monitoron dhe rishikon aktivitetet e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjesit e varësisë; - Siguron transmetimin e kërkesës për hapjen e tenderit (parashikimin dhe njoftimet për tender në internet, ftesat drejtuar tenderuesve) dhe monitoron procesin e parakualifikimit dhe të përzgjedhjes; - Në fund të vitit ndjek dhe mbikqyr hartimin dhe dorëzimin e Regjistrit përmbledhës për realizimin e Prokurimeve publike, konform afateve të përcaktuara në ligj. **Kritere** Kandidatët për “Përgjegjës në Sektorin e Prokurimeve”, me kohë të plotë në Drejtorinë e Shërbimeve Mështetëse të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, **duhet të plotësojnë këto kritere:** - Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike ose Juridike; Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëtën fushë; - Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në profesion; - Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë; - Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër; **Kushtet** - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje; - Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra, që nuk është shuar sipas ligjit; **Kërkesat e Përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:** - Të jetë shtetas shqipëtar; - Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës; - Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës; - Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur. **Përbën avantazh për këtë pozicion pune eksperienca në prokurimet publike, aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale si dhe aftësia për të punuar në grup.** **Dokumentacioni i Kërkuar** Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit); - Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit). - Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015; - Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi; - Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar; - Çertifikatë/Dëshmi të noteruar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë; - Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj; - Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë. *Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.* *Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së* *Institucionit.* Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë. ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike, që nga dita e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.*** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”; - Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; - Njohuri mbi ligjin nr. 162/2020, “Për prokurimin publik në RSH” - Vendimin nr. 285 datë 19.05.2021 “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË PROKURIMIT PUBLIK” - Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative, prokurimit publik dhe buxhetit. **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 23 May, 2023 | Previous Hapet thirrja për programet e bursave të studimit të Qeverisë Franceze Next NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND, POZICIONI “SEKRETARE MËSIMORE”, PRANË SEKRETARISË MËSIMORE, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE,UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-1-nj%C3%AB-vend-n%C3%AB-pozicionin-e-pun%C3%ABs-%E2%80%9Cp%C3%ABrgjegj%C3%ABs-n%C3%AB-sektorin-e-prokurimeve%E2%80%9D-me-koh%C3%AB-t%C3%AB-plot%C3%AB-n%C3%AB-drejtorin%C3%AB-e-sh%C3%ABrbimeve-mb%C3%ABshtet%C3%ABse-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4402273002
Niveli: mid level

Publikuar 15/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme