Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM – PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN KRYETAR I DEGËS SË FINANCËS NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr.11, Datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Mbështetje Të Shkresës Nr. 1732 Prot. Dt. 04.09.2020 “Kërkesë Për Punësim Për Vendin e Lirë Të Punës, Personel Administrativ, Pozicioni Kryetar i Degës Së Financës ” Dhe 1732 Datë. 04.09.2020 Si Dhe Urdhri Nr. Datë 09.09.2020, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkurrimin Për Vend Të Lirë Pune, Si Më Poshtë - Për 1 (një) vend në pozicionin Kryetar i Degës së Financës në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. **Përshkrimi Përgjithësues i Punës** - Kryetari i degës është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në degën e financës. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi: specialist dhe raporton rregullisht te Administratori i njësisë kryesore. - Kryen rolin e nëpunësit zbatues. - Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me shpenzimet për veprimtarinë e njësisë dhe bën mbylljen e bilancit vjetor. - Merr pjesë në hartimin e buxhetit vjetor, në bashkëpunim me strukturat e tjera te njësisë. - Merr pjesë në përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm në zbatim të kërkesave të ligjit dhe institucioneve përkatëse. - Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me të ardhurat e njësisë dhe raporton për realizimin e tyre. - Ndjek shpenzimet e buxhetit dhe të fondeve të tjera që disponon njësia, rakordon cdo muaj situacionin e shpenzimeve ekonomike, si dhe propozon, rialokime te planit buxhetor. - Përgatit analiza periodike dhe vjetore për realizimin e treguesve ekonomik dhe financiare. - Raporton çdo muaj në formë elektronike dhe shkresore në UMT-ë dhe jashtë radhe për të gjitha të dhënat që kërkohen. - Eshtë përgjegjës për mbajtjen e librave të llogarisë në përputhje me legjislacionin në fuqi. - Eshtë përgjegjës dhe përgatit të gjithë materilet e nevojshme për kryerien e inventarëve të përgjithshme dhe periodike për njësinë kryesore. - Koordinon aktivitetin e punës midis specialistëve, cakton detyra dhe ndjek e kontrollon zbatimin e tyre. - Regjistron të gjitha kontratat e lidhura ndërmjet Njësisë dhe operatorëve ekonomik. Ndjek likuidimin e tyre. - Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme. Kërkesat e Përgjithshme, Që Duhet Të Plotësojnë Kandidatët Për Punësim Si Personel Administrativ Në UMT Janë **Kritere** - Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të jetë i pajisur me diplomë të studimeve, “master profesional” në “shkencat ekonomike” apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë; - Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme; - Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë; - Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër. **Kushtet** - Të jetë shtetas shqiptarë; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të jete në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë denuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje; - Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra; - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; Përbën avantazh për këto pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup. Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit); - Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë); - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015; - Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi; - Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar; - Certifikate/ Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office; - Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim; - Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; - Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit. Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit. Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë) Afati i dorëzimit të dokumentacionit: **14.09.2020 – 28.09.2020 (15 ditë pune).** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor në IAL në R.SH.” - Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; - Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2006 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; - Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative. - Njohuri mbi Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. **Mënyra e Vlerësimit** Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën. 14 September, 2020 | Previous NJOFTIM - PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN SANITAR DEGA E MENAXHIMIT TE SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË. Next NJOFTIM –Për 1 (një) vend në pozicionin Kryetar i Degës së Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-%E2%80%93-p%C3%ABr-1-nj%C3%AB-vend-n%C3%AB-pozicionin-kryetar-i-deg%C3%ABs-s%C3%AB-financ%C3%ABs-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4398942517
Niveli: mid level

Publikuar 07/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme