Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM –Për 1 (një) vend në pozicionin Kryetar i Degës së Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr.11, Datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Mbështetje Të Shkresës Nr. 1731 Prot. Dt. 04.09.2020 “Kërkesë Për Punësim Për Vendin e Lirë Të Punës, Personel Administrativ, Pozicioni Kryetar i Degës Së Menaxhimit Të Shërbimeve ”, Si Dhe Urdhri Nr.106 Datë 15.09.2020, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkurrimin Për Vend Të Lirë Pune, Si Më Poshtë - Për 1 (një) vend në pozicionin Kryetar i Degës së Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. **Përshkrimi Përgjithësues i Punës** - Kryetari i degës është përgjegjësi kryesor për mbarevajtjen e punës në degën e menaxhimit të shërbimeve. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi dhe raporton rregullisht te Administratori i njësisë krvesore; - Organizon dhe ndjek gjithë procesin për organizimin e prokurimeve publike për njësinë kryesore; - Organizon dhe ndjek të gjithë procesin për përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues; - Monitoron zbatimin e kontratave te lidhura; - Përgjegjës për hedhjen në kohë të Regjistrit të parashikimit të prokurimeve publike dhe ndjekja e raportimeve në kohë në njësinë qëndrore të UMT-së; - Organizon punën për mirëfunksionimin e sistemeve dhe infrastrukturës elekromekanike, hidraulike, ndërtimore të godinave të njësisë, si dhe të pajisjeve të tjera që janë në përdorim në përputhje me parametrat e duhura; - Organizon punën për mirëmbajtjen, pastrimin, transportin, shërbimet postare dhe korrierët; - Evidenton mallrat dhe materialet në magazinë, dokumentimin e qarkullimit të tyre, mbajtjen e kartelave dhe rakordimin me kontabilitetin; - Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme. **Kritere** **Kërkesat e përgjithshme,** që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në Fakultetin e Mjekesise, UMT janë: - Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të jetë i pajisur me diplomë të studimeve, “master shkencor”, “master profesional” në “shkencat ekonomike”, “inxhinieri dhe teknologji”, “juridik”, “natyrore”, “humane”, apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë; - Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme; - Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë; - Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër. **Kushtet** - Të jetë shtetas shqiptarë; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje; - Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra; - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur. Përbën avantazh për këto pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup. Preferohet dega Administrim Biznes- Profili Menaxhim. Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit); - Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë); - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015; - Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi; - Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar; - Certifikate/ Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office; - Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim; - Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; - Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit. Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit. Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë) Afati i dorëzimit të dokumentacionit: **21.09.2020 – 05.10.2020 (15 ditë pune).** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor në IAL në R.SH.” - Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin ligjin Nr. 47/2017 “Për prokurimin publik”; - Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; - Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2006 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; - Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative. - Njohuri mbi Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. **Mënyra e Vlerësimit** Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën. 22 September, 2020 | Previous NJOFTIM – PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN KRYETAR I DEGËS SË FINANCËS NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË. Next NJOFTIM – Për 1 (një) vend në pozicionin Specialist në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve në, Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-%E2%80%93p%C3%ABr-1-nj%C3%AB-vend-n%C3%AB-pozicionin-kryetar-i-deg%C3%ABs-s%C3%AB-menaxhimit-t%C3%AB-sh%C3%ABrbimeve-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397477861
Niveli: mid level

Publikuar 04/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme