Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN “MAGAZINIER NË FAKULTET”, DEGA E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr.63, Datë 08.10.2022 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Urdhërin e Administratorit Nr. 251 Datë 09.11.2022, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkursin Për 1 (një) Vend Të Lirë Pune, Si Më Poshtë - Për 1 (një) vend në pozicionin “Magazinier në Fakultet”, Dega e Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti Mjekësisë, Tiranë. **Përshkrimi Përgjithësues i Punës** - Bën sistemimin e magazinës sipas artikujve dhe kushton kujdes për ajrosjen e materialeve dhe mirëmbajtjen e tyre. - Mban kartelat e magazinës sipas artikujve dhe i rakordon ato me Specialisten e Financës një herë në tre muaj. - Furnizon administratën dhe departamentet sipas urdhërit të dorëzimit nga Përgjegjësi i Financës. - Përgatit fletëdaljen me të gjithë artikujt sipas urdhërit të Përgjegjësit të Financës dhe e firmos atë sëbashku me marrësin në dorëzim. - Paraqet kërkesën për materiale që mungojnë në magazinë. - Magazinieri pret Fletë-Hyrje për materialet që vijnë nga furnitorët (Rektorati) etj., pasi të mbahet procesverbali i marrjes në dorëzim nga Komisioni përkatës. - Verifikon materialet e ardhura sipas faturës së furnitorit përkatës. - Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore sipas nevojave të - Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët. **Kriteret** Kandidatët për vendin e punës **“Magazinier në Fakultet”,** duhet të plotësojë këto kritere: - Të kenë përfunduar studimet e e mesme; - Të zotërojnë afësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë. - Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar. **Kushtet** - Të ketë zotësi të plotë për të - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse - Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje. - Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra. Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokoll – Arkivës Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Dosjen Personale ( Të Inventarizuar), Me Dokumentat Si Më Poshtë - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar; - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID); - Kopje të noteruar të arsimit përkatës bashkë me listen e notave. - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) nëse ka punuar; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015; - Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi; - Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; - Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit; *Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.* Afati i dorëzimit të dokumentacionit: **është 15 ditë nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.** **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 14 November, 2022 | Previous Renditja e aplikantëve Raundi 4 Next Njoftim për zhvillim aktiviteti Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-1-nj%C3%AB-vend-n%C3%AB-pozicionin-%E2%80%9Cmagazinier-n%C3%AB-fakultet%E2%80%9D-dega-e-menaxhimit-t%C3%AB-sh%C3%ABrbimeve-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-universiteti-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4414946921
Niveli: mid level

Publikuar 14/05/2026 · Skadon 13/07/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme