Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE “KRYETAR I DEGËS SË BURIMEVE NJERËZORE DHE IT” ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në shkresën e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike Nr. 569 prot., datë 17.05.2021, protokolluar me tonën Nr.1161 prot.,datë 17.05.2021, si edhe në Urdhërin e Rektorit Nr. 52, datë 17.05.2021, shpall konkursin për pozicionin e punës, ndihmës akademik me karakter administrativ “Kryetar i Degës së Burimeve Njerëzore dhe IT” me kontratë me afat të pacaktuar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. **Kriteret** **që duhet të plotësojnë kandidatët janë :** **Kritere Të Përgjithshme** - Të zotërojë diplomë universitare të nivelit të dytë (Master Shkencor); - Të ketë eksperience pune, jo më pak se 5 (pesë) vite; - Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office; - Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht; - Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar ; - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; - Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale; - Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna, nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ose në institucione të tjera. **Dokumentacioni i kërkuar** Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Zyrës Së Protokollit, Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë, Dosjen Personale (të Inventarizuar), Me Dokumentat Si Më Poshtë - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Kopje e noterizuar e librezës së punës; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015 - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim; - Referenca që provojnë vlerësimet pozitive; - Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit; *Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.* ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së*** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. - Njohuri mbi ligjin NR. 7961 dt. 12. 07. 1995 kodi i Punës i RSH, i ndryshuar. - Njohuri mbi Kodin Administrativ. **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 24 May, 2021 | Previous NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË. Next NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND TË LIRË PUNE TEKNIK I MESËM I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME & MAGAZINIER NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-1-nj%C3%AB-vend-pune-%E2%80%9Ckryetar-i-deg%C3%ABs-s%C3%AB-burimeve-njer%C3%ABzore-dhe-it%E2%80%9D-me-kontrat%C3%AB-me-afat-t%C3%AB-pacaktuar-n%C3%AB-fakultetin-e-shkencave-mjek%C3%ABsore-teknike-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397493156
Niveli: mid level

Publikuar 04/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme