Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE ME KONTRATË SHËRBIMI TË NJË EKSPERTI TË JASHTËM

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Në zbatim të kontratës nr.180/30, datë 04.06.2021 *“Shërbim konsulence-Hartim projekt preventive zbatimi për rikonstruksionin e godinave të dëmtuara nga tërmeti: Godina e Farmacisë, Godina e Anatomisë dhe Salla e leksioneve të godina e Paraklinikut”,* Ju informojmë se: U mbyll faza e parë e ***“Analiza e detyrës së projektimit dhe përcaktimi i bazës së projektit”*** të dorëzuar nga Operatori ekonomik me datë 25.06.2021. Bazuar në nenin 74 dhe nenin 75 të VKM nr.285 datë 19.05.2021 *“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”* dhe duke qenë se objekti i kontratës kërkon një vlerësim profesional në fushën inxhinierike, gjykojmë se nevojitet asistenca teknike e një eksperti të jashtëm për të përforcuar mendimin profesional teknik. Prandaj Për Të Qenë Pjesë e Grupit Të Punës Për Ndjekjen Dhe Marrjen Në Dorëzim Të Kontratës, Kërkojmë Punësimin Me Kontratë Shërbimi Të Një Eksperti Të Jashtëm, Si Më Poshtë ***1 (një) Inxhinier të fushës së inxhinierisë së ndërtimit*** , i cili duhet të ketë përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në fushën e inxhinierisë së ndërtimit. **Eksperti Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere** - Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare sipas fushave të kërkuara. - Të ketë eksperiencë pune mbi 3 (tre) vite. - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje. **Kandidati duhet të dorëzojë** dokumentet si më poshtë: - Kërkesë me shkrim për aplikim - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standart (europass). - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit. - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit). - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji; *Mosparaqitja e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell skualifikim të kandidatit.* Publikimin e njoftimit ne faqen zyrtare te UMT-së Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë brenda 10 ditëve nga publikimi njoftimit, dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë). 23 July, 2021 | Previous Njoftim për zhvillim aktiviteti Next Rinjoftim për aplikim në Projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-1-nj%C3%AB-vend-pune-me-kontrat%C3%AB-sh%C3%ABrbimi-t%C3%AB-nj%C3%AB-eksperti-t%C3%AB-jasht%C3%ABm-at-university-of-medicine-tirana-4397489358
Niveli: mid level

Publikuar 04/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme