Kthehu te lista
Punë

Njoftim për 1 (një) vend pune në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në Urdhërin Nr. 25, datë 30.03.2021 “ *Për miratimin e kritereve për kanditatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Mjekësisë* ” shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter mësimor-shkencor “Laborante Mësimore” me kohë të plotë në Departamentin e Kirurgjisë, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Kandidatët Për Personel Ndihmës Akademik, Me Kohë Të Plotë, Pozicioni “Laborante Mësimore” Pranë Departamentit Të Kirurgjisë Në Fakultetin e Mjekësisë, Pranë UMT-së, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere **Kritere të përgjithshme** - Të jetë shtetas shqipëtar me zotësi të plotë për të vepruar; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata ; - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur ; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; **Kritere Të Veçanta** - Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare të nivelit Master Profesional ose Master Shkencor; - Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht); - Të ketë eksperiencë pune. **Kritere Preferenciale** - Preferohen kandidatë që zotërojnë gjuhën angleze; - Preferohen kandidatë që kanë diplomë të studimeve universitare, Master Shkencor,“Marrëdhënie me Publikun”; - Preferohen kandidatë që kanë përfunduar studimet universitare në fushën e Komunikimit ose - Marrëdhënieve me Publikun **Dokumentacioni i Kërkuar** Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, pranë UMT-së , dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë: - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015 - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim; - Referenca që provojnë vlerësimet pozitive; - Dëshmi Penaliteti të marrë brenda (tre muajve të fundit); Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi behet pjesë e Arkivës së Institucionit. **Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes ne Buletinin e APP-së.** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”. **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 12 April, 2021 | Previous Njoftim për pozicionin e punës, “Personel Akademik” (kategoria “Lektor”) për lëndën “Shëndet Publik” në Departamentin e Shëndetit Publik, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Next Njoftim për 1 (një) vend pune në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-1-nj%C3%AB-vend-pune-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4374161834
Niveli: mid level

Publikuar 17/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme