Kthehu te lista
Punë

Njoftim për 1 (një) vend të lirë pune “Bibliotekar”, në Sektorin e Bibliotekës, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Kritere Të Përgjithshme** Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 113, datë 17.12.2025 “ *Për miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel ndihmës akademik “Bibliotekar” në Sektorin e Bibliotekës, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”* shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Bibliotekar”, në Sektorin e Bibliotekës, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë si më poshtë: - Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar; - Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur; - Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor, të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MA; - Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale; - Të njohë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht); Kandidati preferohet të ketë eksperiencë pune. **Dokumentacioni i Kërkuar** - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar; - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi); - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit; - Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015; - Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi (për kandidatët në marrëdhënie pune); - Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office; - Kopje e noterizuar e dokumentacionit që provon njohjen e gjuhës së huaj; - Referenca nga punëdhënës ose eprori direkt i mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; **Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :** Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, origjinal ose të njehsuar me origjinalin, pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë). Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit. Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët **është brenda 15 *(pesëmbëdhjetë)*** **ditëve** **kalendarike** **nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.** **Fusha e njohurive për të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; - Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë; **Mënyra e Vlerësimit** Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në adresën info@umed.edu.al 22 December, 2025 | Previous HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STAF AKADEMIK PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, WROCLAW, POLONI, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS + Next Njoftim për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist IT”, në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-1-nj%C3%AB-vend-t%C3%AB-lir%C3%AB-pune-%E2%80%9Cbibliotekar%E2%80%9D-n%C3%AB-sektorin-e-bibliotek%C3%ABs-drejtoria-e-k%C3%ABrkimit-promovimit-akademik-dhe-komunikimit-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4328703380
Niveli: mid level

Publikuar 22/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme