Kthehu te lista
Punë

Njoftim për 1 (një) vend të lirë pune “Sekretare Mësimore” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Statutin Dhe Rregulloren e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Si Dhe Në Urdhrin e Rektorit Të UMT-së Nr. 11, Datë 29.01.2026 “Për Miratimin e Kritereve Dhe Procedurës Së Punësimit Për Pozicionin e Punës Personel Ndihmës Akademik “Sekretare Mësimore” Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, Shpallet Konkursi Për 1 (një) Vend Të Lirë Pune “Sekretare Mësimore”, Me Përcaktimet Si Më Poshtë - Kritere të përgjithshme: - Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar. - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur. - Të ketë përfunduar ciklin e studimeve universitare të nivelit Bachelor dhe Master Profesional/ Master Shkencor apo të barasvlefshëm me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë. - Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron. - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse. - Të zotërojë me dëshmi një gjuhë nga pesë gjuhët e Bashkimit Evropian. - Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje. - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna. - Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office. - Kritere preferenciale: - Të ketë eksperiencë pune 1 (një) vjeçare. - Dokumentacioni i kërkuar: - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar; - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi); - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Dëshmi penaliteti të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit; - Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”; - Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; - Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi. - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), sipas përcaktimeve të mësipërme, në Zyrën e Protokollit në Fakultetin e e Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, brenda QSUNT, Tiranë). Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit. **Afati i dorëzimit të dokumentacionit** : **brenda** **15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e shpalljes në buletinin e APP-së.** - Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista: - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. - Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. - Njohuri mbi praktika administrative. - Mënyra e vlerësimit: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Për çdo paqartësi kandidatët mund të dërgojnë email në adresën info@umed.edu.al 2 February, 2026 | Previous THIRRJE PËR APLIKIM PËR DREJTUES TË SHËRBIMEVE NË STRUKTURAT SHËNDETËSORE UNIVERSITARE NË QENDRËN SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA” Next Info Day Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-1-nj%C3%AB-vend-t%C3%AB-lir%C3%AB-pune-%E2%80%9Csekretare-m%C3%ABsimore%E2%80%9D-n%C3%AB-fakultetin-e-shkencave-mjek%C3%ABsore-teknike-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB%E2%80%9D-at-university-of-medicine-tirana-4403869872
Niveli: mid level

Publikuar 19/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme