Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR 1(NJË) VEND PUNE NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në propozimin e Drejtorit Juridik me Nr. 92 prot., datë 14.01.2021, si edhe në Urdhërin e Rektorit Nr.34, datë 16.04.2021 shpall konkursin për pozicionin e punës, Ndihmës Akademik ”Specialist”, në Sektorin e Shërbimeve Juridike të Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Burimeve Njerëzore në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. **Kriteret** **që duhet të plotësojnë kandidatët janë :** **Kritere Të Përgjithshme** - Të zotërojë diplomë të nivelit MSC, ose ekuivalente me të (DIND) në shkenca juridike; - Të ketë eksperience pune , jo me pak se 3 (tri) vite, eksperienca e punës në Institucione të Arsimit të Lartë dhe përfaqësimi në proceset gjygjësore përbëjnë avantazh; - Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office; - Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht,Italisht, Spanjisht; - Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar ; - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; - Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale; **Dokumentacioni i Kërkuar** Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë: - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015 - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim; - Referenca që provojnë vlerësimet pozitive; - Dëshmi Penaliteti të marrë brenda (tre muajve të fundit); *Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.* ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së*** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. - Njohuri mbi ligjin NR. 7961 12. 07. 1995 kodi i Punës i RSH, i ndryshuar - Kodi Administrativ dhe Kodi i Procedurës Administrative i RSH - Kodi Civil dhe Kodi i Procedurës Civile i RSH - Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në Institucionet e Arsimit të Lartë. **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 26 April, 2021 | Previous Njoftim për vend pune për personel administrativ ne pozicionin “Specialist në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve” Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin e Mjekësise Tirane, Next NJOFTIM PËR “PËRGJEGJËS” NË SEKTORIN E STANDARDEVE TË CILËSISË DHE STATISTIKAVE NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-1-nj%C3%AB-vend-pune-n%C3%AB-sektorin-e-sh%C3%ABrbimeve-juridike-%E2%80%9Cspecialist%E2%80%9D-me-kontrat%C3%AB-me-afat-t%C3%AB-pacaktuar-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397493160
Niveli: senior

Publikuar 04/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme