Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM – PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN SANITAR DEGA E MENAXHIMIT TE SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr.11, Datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Mbështetje Të Shkreses Nr. 292/3 Prot., Datë 04.03.2020 “Kërkesë Për Punësim” Si Dhe Urdhrit Nr. 90 Datë 01.09.2020, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkursin Për Vend Të Lirë Pune, Si Më Poshtë - Për 2 (dy) vende në pozicionin Sanitar Dega e Menaxhimit te Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti Mjekësisë, Tiranë. **Përshkrimi Përgjithësues i Punës** - Pastron dhe mirëmban nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve dhe oborrit te godinave të njësise kryesore; - Kontrollon në vazhdimësi ambientet e zyrave gjatë orarit të punës; - Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare; - Për problematikat gjatë punës koordinon me një nga Specialistët e Shërbimeve; - Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastesore sipas nevojave të Institucionit; - Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët. **Kriteret** Kandidati për vendin e punës “ *Sanitar* ”, duhet të plotësojë këto kritere: - Të kene perfunduar studimet e ciklit 8 ose 9 vjeçar, ose te mesme; - Të ketë përvojë pune në grup; - Të ketë aftësi të mira komunikuese; - Të jetë shtetas shqiptar; - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; **Kushte** - Të ketë zotësi të plotë për te vepruar. - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse. - Të mos jetë dënuar me vendim te formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje. - Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra. Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti Mjekësisë, Tiranë. **Këto Dokumente** - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar; - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID); - Kopje të noteruar të arsimit përkatës; - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) ne qofte se ka punuar; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015; - Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi; - Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; - Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit; Mosparaqitja e dokumentave ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit: **08.09.2020 – 22.09.2020 (15 ditë).** **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 9 September, 2020 | Previous Njoftim për punësim me kontratë shërbimi për ekspert të jashtëm në procesin e pikëzimit dhe renditjes së aplikantëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Next NJOFTIM – PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN KRYETAR I DEGËS SË FINANCËS NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-%E2%80%93-p%C3%ABr-2-dy-vende-n%C3%AB-pozicionin-sanitar-dega-e-menaxhimit-te-sh%C3%ABrbimeve-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-dentare-universiteti-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4398937614
Niveli: mid level

Publikuar 07/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme