Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR NJË VEND VAKANT PËR PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË, SHËRBIMI I ANESTEZI-REANIMACIONIT NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhrin nr. 2, datë 05.01.2021 *“Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë”* shpall konkursin për pozicionin e punës “Personel Akademik” në Departamentin e Kirurgjisë, Shërbimi i Anestezi-Reanimacionit në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. **Kritere Të Përgjithshme** Kandidatët për “Personel Akademik” me kohë të plotë në Lëndën e Anestezi – Reanimacionit, pranë Departamentit të Kirurgjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere: - Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega “Mjekësi e Përgjithshme”, dhe të ketë përfunduar edukimin pasuniversitar në lëndën Anestezi – Reanimacion; - Të ketë liçencën e ushtrimit individual të profesionit të lëshuar nga Urdhëri i Mjekëve; - Të zotërojë aftesitë e nevojshme profesionale për vendin e punës ku konkuron; - Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht); - Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare mbi 9(nëntë); - Të ketë shtetësi shqiptare; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata; - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; **Kritere Specifike** - Të jete diplomuar në lëndën Anestezi – Reanimacion me notë mesatare mbi 9(nëntë); - Të ketë titull akademik në lëndën Anestezi – Reanimacion ; - Të ketë eksperiencë pune në Sherbimin Anestezi -Reanimacion; - Të ketë eksperiencë ne mësimdhënie mbi 10 vjet në lëndën e Anestezi –Reanimacion; - Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në Anestezi –Reanimacion. **Kritere Preferenciale** - Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në aktivitete shkencore nderkombetare në fushën e Anestezi – Reanimacionit; - Preferohen kanditatë me 2 ose më shumë gjuhë të huaja. **Dokumentacioni i kërkuar** Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Zyrës Së Protokollit, Në Fakultetin e Mjekësisë, Dosjen Personale (të Inventarizuar), Me Dokumentat Si Më Poshtë - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi); - Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR) ose vërtetim që janë në proces njohje. - Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve. - Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton punësimin si pedagog i jashtëm, trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj; - Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm; - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015; - Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit). ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit*** : **11.** **01.202** **1 –** **22.01.2021(10 ditë pune)** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. - Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë. **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 11 January, 2021 | Previous NJOFTIM PËR NJË VEND VAKANT PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE INFEKTIVE DHE DERMATOLOGJISË Next NJOFTIM PËR PUNËSIM NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT 3 (TRI) MUAJ NGA MOMENTI I LIDHJES SË KONTRATËS, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-nj%C3%AB-vend-vakant-p%C3%ABr-personel-akademik-n%C3%AB-departamentin-e-kirurgjis%C3%AB-sh%C3%ABrbimi-i-anestezi-reanimacionit-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397491287
Niveli: mid level

Publikuar 04/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme