Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E PROJEKTEVE DHE ZHVILLIMIT PROFESIONAL NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Nenin 78 Të Statutit Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Si Dhe Në Urdhrin e Rektorit Nr. 35, Datë 21.04.2021 “Për Miratimin e Kritereve Për Personel Ndihmës Akademik Me Karakter Administrativ Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Shpall Konkursin Për Vend Në Pozicionin e Punës, Personel Ndihmës Akademik Me Karakter Administrativ, Si Më Poshtë **Përgjegjës në** **Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional** në Drejtorinë e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Kandidatët Për “Përgjegjës”, Në Sektorin e Projekteve Dhe Zhvillimit Profesional Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere - Të zotërojë diplomë të nivelit Master i shkencave, ose ekuivalente me të (DIND) të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR; - Preferohet të ketë eksperiencë pune në fushën e projekteve dhe menaxhimin e tyre, eksperienca e punës në institucionet publike të arsimit të lartë përbën avantazh; - Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office; - Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht); - Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar; - Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur; - Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; **Dokumentacioni i Kërkuar** Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, dokumentet si më poshtë: - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) preferohet të jetë standardi (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi); - Kopje e noterizuar e librezës së punës ose ekuivalent me të (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Dokument/Certifikatë që vërteton zotërimin e një gjuhe të huaj; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit, - Vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015; - Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim; - Referenca nga punëdhënës ose epror direkt të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë. *Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.* *Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.* Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë) ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit*** : **10 ditë pune nga publikimi i kritereve në buletinin e APP-së** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. - Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. - Njohuri mbi funksionimin dhe menaxhimin e projekteve. **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 26 April, 2021 | Previous SPECIALIST NË SEKTORIN E KËRKIMIT SHKENCOR, PROMOVIMIT AKADEMIK DHE KOMUNIKIMIT, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË. Next NJOFTIM PËR “SPECIALIST” NË SEKTORIN E STANDARDEVE TË CILËSISË DHE STATISTIKAVE NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-p%C3%ABrgjegj%C3%ABs-n%C3%AB-sektorin-e-projekteve-dhe-zhvillimit-profesional-n%C3%AB-rektoratin-e-universitetit-t%C3%AB-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397487325
Niveli: mid level

Publikuar 04/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme