Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, 2 (DY) VENDE, POZICIONI “SEKRETARE MËSIMORE” PRANË SEKRETARISË MËSIMORE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në Urdhërin e Rektorit Nr. ­85 , datë 23.08.2022, “ *Për miratimin e kritereve për kanditatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Mjekësisë* ”, shpall konkursin për **2 (dy) vende,** për pozicionin e punës “Personel ndihmës akademik me karakter mësimor **“Sekretare Mësimore”** me kohë të plotë, pranë Sekretarisë Mësimore në Fakultetin e Mjekësisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. **Kritere Të Përgjithshme** **Kandidatët për personel ndihmës akademik, me kohë të plotë,** **2 (dy) vende,** **pozicioni “Sekretare Mësimore” pranë** **Sekretarisë Mësimore,** **në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:** - Të jetë shtetas shqipëtar me zotësi të plotë për të vepruar; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale; - Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës , për të cilin konkuron; - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur ; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi. **Kritere Të Veçanta** - Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të Studimeve Univesisitare, të nivelit Master Profesional ose Master Shkencor, apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë; - Të ketë eksperiencë pune mbi 3 (tre ) vjet; **Kritere Preferenciale** Preferohen kandidatë që zotërojnë; - Diplomë të Studimeve Universitare, Master Shkencor në Shkencat Shoqërore ose Humane. - Preferohen kandidatë që kanë eksperiencë pune në arsimin e lartë. - Preferohen kandidatë që zotërojnë dëshmi të gjuhës Frengjisht/ Anglisht. **Dokumentacioni i Kërkuar** **Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, Fakulteti i Mjekësisë pranë UMT-së, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:** - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave; - Kopje e noteruar e librezës së punës; - Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015; - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim; - Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit; - Referenca që provojnë vlerësimet pozitive; - Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit); *Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.* *Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.* **Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së.** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”. **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 29 August, 2022 | Previous NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST NË SEKTORIN E PROKURIMEVE”, ME KOHË TË PLOTË ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR (TË PËRKOHSHME), NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË. Next NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND VAKANT “DREJTOR I DREJTORISË SË SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE”, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË NË POZICIONIN, , NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-personel-ndihm%C3%ABs-akademik-me-koh%C3%AB-t%C3%AB-plot%C3%AB-2-dy-vende-pozicioni-%E2%80%9Csekretare-m%C3%ABsimore%E2%80%9D-pran%C3%AB-sekretaris%C3%AB-m%C3%ABsimore-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4374171077
Niveli: mid level

Publikuar 17/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme