Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR POZICIONET E PUNËS PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË DEPARTAMENTIN E NEUROSHKENCËS, LËNDA NEUROLOGJI DHE NEUROKIRURGJI, FAKULTETI I MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 37, datë 08.03.2023, shpall konkursin për pozicionet e punës personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Neuroshkencës, Lënda Neurologji dhe Neurokirurgji, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. **Kritere Të Përgjithshme** Kandidatët konkurrentë për pozicionet e punës personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Neuroshkencës, Lënda Neurologji dhe Neurokirurgji, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë,duhet të plotësojnë: - Të jetë diplomuar në Master shkencor në Mjekësi e Përgjithshme; - Të jetë diplomuar si mjek specialist në Neurologji; - Të zotëroj licencë për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë; - Të ket përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë); - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje; - Të zotërojë me dëshmi, të paktën një nga pesë gjuhët e huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht); - Të ketë të paktën 10vite eksperiencë si mjek specialist në Spitalet Universitare; - Të ketë gradën Doktor; - Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar; - Të mos ketë masë disiplinore në fuqi; - Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse; - Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron; **Kritere Preferenciale** - Të ketë titullin shkencor “Profesor” ose “Profesor i asociuar”; - Të ketë të paktën 10 vite eksperiencë në mësimdhënie; - Të ketë trajnime pasuniversitare ose trajnime në kuadrin e edukimit në vazhdim në fushën e Neuroshkencës; - Të ketë aftësi komunikimi dhe pune në grup; - Të ketë pjesëmarrje aktive në aktivitete shkencore dhe/ose projekte shkencore të fushës së Neuroshkencës; - Të ketë publikime shkencore në revista shkencore në fushën e Neuroshkencës; **Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion** - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar; - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi); - Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje; - Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj ; - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Të paktën dy referenca, nga të cilat të paktën njëra të jetë nga Profesor i fakultetit ku është diplomuar; - Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj; - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve; - Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi; - Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”; - Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit; *Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit.* *Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.* Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë) **Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së** **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 13 March, 2023 | Previous Mbi shtyrjen e afatit te aplikimit per projekte Next NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK “LABORANTE MËSIMORE” ME KOHË TË PLOTË, NË DEPARTAMENTIN E LËNDËVE BIOMJEKËSORE DHE EKSPERIMENTALE, “LABORANTE MËSIMORE”, NË LËNDËN E FARMAKOLOGJISË, FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-pozicionet-e-pun%C3%ABs-personel-akademik-me-koh%C3%AB-t%C3%AB-plot%C3%AB-n%C3%AB-departamentin-e-neuroshkenc%C3%ABs-l%C3%ABnda-neurologji-dhe-neurokirurgji-fakulteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4374164441
Niveli: mid level

Publikuar 17/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme