Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS 1 (NJË) VEND “SPECIALIST FINANCE”, ME KOHË TË PLOTË NË DEGËN E FINANCËS, PRANË FAKULTETIT TË SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, në nenin 79 “ *Punësimi i personelit administrativ* ”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit nr.63, datë 08.10.2021 “ *Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të UMT-së”* , në Urdhrin e Administratorit nr.228, datë 27.10.2022 “ *Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 1 (një) vend “Specialist Finance”, personel administrativ me kohë të plotë, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”.* **Përshkrimi Përgjithësues i Punës** **Kandidatët për pozicionin e punës** **1 (një) vend** **“Specialist Finance”,** **me kohë të plotë në Degën e Financës, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë** , **duhet të plotësojnë këto kritere:** - Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat të lidhura me veprimet që gjenerojnë shpenzimet dhe të ardhurat dhe garanton përputhshmëri me ligjin. - Ndjek dhe kryen regjistrimet në librat e llogarisë të të gjitha veprimeve që lidhen me të ardhurat. - Ndjek dhe kryen regjistrimet në librat e llogarisë të të gjitha veprimeve që lidhen me shpenzimet e njësisë kryesore. - Regjistron në bazë të dokumentacionit, të gjitha veprimet ekonomike financiare në mënyrë kronologjike dhe sistematike në regjistrat kontabël, ditarë: (ditari i shpenzimeve,ditari i bankës, ditari i magazinës, ditari i pagave, ditari i veprimeve të ndryshme). - Përgatit e përpilon situacionet e raportimit të të ardhurave dhe shpenzimeve si njësi, si dhe tabelat e raportimit progresiv, periodikisht çdo 4-mujor. - Mban dhe azhornon në mënyrë kronologjike gjendjen e Aktiveve të Qendrueshme, kartelat e AQT-ve në përdorim (zyre dhe çdo punonjës) për njësinë kryesore si dhe llogarit amortizimin e tyre. - Mban, azhornon dhe kontabilizon të gjitha veprimet e magazinës dhe pergatit raportet mujore të gjëndjes. - Mban, azhornon dhe kontabilizon të gjitha veprimet e pagave të punonjësve dhe të gjitha detyrimet që rrjedhin prej tyre (sig. shoqërore, pensionet etj). - Raporton për punën e kryer dhe problemet e konstatuara përpara kryetarit të degës. - Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët. - Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme. **Kritere** Kandidatët për “Specialist Finance”, me kohë të plotë në Degën e Financës, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, **duhet të plotësojnë këto kritere:** - Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor” në Shkenca Ekonomike. - Të ketë 1 (një) vit eksperiencë pune në profesion; - Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë; - Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër; **Kushtet** - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje; - Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit; **Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:** - Të jetë shtetas shqipëtar; - Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës; - Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës; - Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur. **Dokumentacioni i Kërkuar** **Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:** - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit); - Kopje e noteruar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit). - Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015; - Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi; - Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar; - Çertifikatë/Dëshmi të noteruar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë; - Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj; - Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; *Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.* Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë). ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike që nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së* .** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”; - Njohuri mbi ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, i ndryshuar në ligjin nr. 110/2015, datë 15.10.2015 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”; - Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; - Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; - Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative, prokurimit publik dhe buxhetit. **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 31 October, 2022 | Previous NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS 1 (NJË) VEND “KRYETAR I DEGËS SË FINANCËS” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË Next NJOFTIM PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, LABORANTE MËSIMORE, NË SHËRBIMIN E MIKROBIOLOGJISË,” NË DEPARTAMENTIN E LABORATORËVE, FAKULTETI I MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-pozicionin-e-pun%C3%ABs-1-nj%C3%AB-vend-%E2%80%9Cspecialist-finance%E2%80%9D-me-koh%C3%AB-t%C3%AB-plot%C3%AB-n%C3%AB-deg%C3%ABn-e-financ%C3%ABs-pran%C3%AB-fakultetit-t%C3%AB-shkencave-mjek%C3%ABsore-teknike-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4374162777
Niveli: senior

Publikuar 17/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme