Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS ADMINISTRATOR NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Kandidatët Për Pozicionin e Punës “Administrator i Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë” Duhet Të Plotësojnë Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në *Vendimin Nr.4, datë 14.01.2021 të Bordit të Administrimit “Për shpalljen e konkursit për pozicionin e punës Administrator i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, dhe miratimin e kritereve dhe dokumentacionit të punësimit”* **,** si dhe në urdhrin e Administratorit nr. 9, datë 26.01.2021 shpall konkursin për pozicionin e punës “Administrator i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si më poshtë vijon: **Kriteret** - Të jetë shtetas shqiptar; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale per vendin e punës per të cilin konkurron; - Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master i Shkencave”, në fushën e drejtësisë ose të ekonomisë dhe përvojë pune së paku 7 (shtatë) vjet në këto fusha; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale; - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit; - Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës; - Të mos gjendet në kushtet e konfliktit të interesit; - Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht); **Dokumentacioni Që Duhet Të Shoqërojë Kerkesën** - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit ; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (të dy cikleve të studimit); - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015; - Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit; - Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi; - Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar; - Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; - Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim; *Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.* *Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.* **Dorëzimi i Dokumentacionit Dhe Afati i Dorëzimit** Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në Sekretarinë e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës 371, 1005-Tiranë); Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike që nga dita e shpalljes së konkurrimit nga APP. Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën: info@umed.edu.al ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit*** : **01.02.2021- 15.02.2021 (15 ditë).** 1 February, 2021 | Previous NJOFTIM PËR PUNËSIM NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT 3 (TRI) MUAJ NGA MOMENTI I LIDHJES SË KONTRATËS, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË. Next NJOFTIM PËR PUNËSIM PËR PERSONEL ADMINISTRATIV NË POZICIONIN KRYETAR I DEGËS SË MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE DHE PERSONEL ADMINISTRATIV NË POZICIONIN “SPECIALIST NË DEGËN E FINANCËS.”, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-pozicionin-e-pun%C3%ABs-administrator-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397480677
Niveli: mid level

Publikuar 04/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme