Kthehu te lista
Punë

Njoftim për pozicionin e punës personel administrativ “Punonjës Mirëmbajtje” në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë; Statutin Dhe Rregulloren e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr. 63, Datë 08.10.2021 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të UMT-së”, i Ndryshuarsi Dhe Në Urdhrin e Administratorit Të UMT-së Nr. 65, Datë 08.04.2026 “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për Pozicionin e Punës Personel Administrativ “Punonjës Mirëmbajtje” Në Sektorin e Shërbimeve Dhe Investimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, Shpallet Konkursi Për 1 (një) Vend Të Lirë Pune “Punonjës Mirëmbajtje” Në Sektorin e Shërbimeve Dhe Investimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, UMT, Si Më Poshtë - Përshkrimi përgjithësues i punës: - Merren me mirëmbajtjen e Institucionit dhe kryen rregullime të tavolinave, dritareve, vendosje brava, xhama, rregullime të ndryshme mekanike, hidraulike, çbllokim banjo; - Përgjigjet në kohë, kryen dhe ndihmon në lëvizjen e materialeve brenda institucionit; - Për problematikat gjatë punës koordinon me teknikun e specialiteteve të ndryshme dhe një nga specialistët e Sektorit të Shërbimeve dhe Investimeve. - Kushtet dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë: - Të jetë shtetas shqiptar me ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; - Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilën konkurron; - Të kenë përfunduar studimet e ciklit tetë / nëntë vjeçar ose të mesme - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje; - Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, për largimin nga detyra dhe që nuk është shuar sipas ligjit; - Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës. - Dokumentacioni i kërkuar: - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit); - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit; - Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015; - Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi; - Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj; - Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë. Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njehsuar me origjinalin (të inventarizuar), pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë). Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuara më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit. Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët **është brenda 15 *(pesëmbëdhjetë)*** **ditëve** **kalendarike** **nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.** - Mënyra e vlerësimit: Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në adresën info@umed.edu.al 15 April, 2026 | Previous Njoftim për pozicionin e punës personel administrativ “Specialist” në Njësinë e Auditimit të Brendshëm, Universitetin e Mjekësisë, Tiranë” Next Hapet thirrja për bursë për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për mobilitet në kuadër të programit europian COMMO IX Erasmus+ KA171. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-pozicionin-e-pun%C3%ABs-personel-administrativ-%E2%80%9Cpunonj%C3%ABs-mir%C3%ABmbajtje%E2%80%9D-n%C3%AB-sektorin-e-sh%C3%ABrbimeve-dhe-investimeve-drejtoria-e-sh%C3%ABrbimeve-mb%C3%ABshtet%C3%ABse-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB%E2%80%9D-at-university-of-medicine-tirana-4401812231
Niveli: mid level

Publikuar 15/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme