Kthehu te lista
Punë

Njoftim për pozicionin e punës, “Personel Akademik” (kategoria “Lektor”) për lëndën “Shëndet Publik” në Departamentin e Shëndetit Publik, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, “Personel Akademik” (kategoria “Lektor”) për lëndën *“Shëndet Publik”* në Departamentin e Shëndetit Publik, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. **Kritere Të Përgjithshme** Kandidatët konkurrentë për vendin e punës për “Personel Akademik” (katekoria “Lektor”) për lëndën *“Shëndet Publik”* në Departamentin e Shëndetit Publik, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë: - Të ketë përfunduar studimet e larta në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të jetë bërë njohja nga organi kompetent. - Të ketë gradën shkencore “Doktor” në fushën e Shëndetit Publik. - Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare ≥8.0. - Të jetë shtetas shqiptar. - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje; - Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur. - Të zotëroj me dëshmi, të paktën një nga pesë gjuhët e huaj të Bashkimit Europian (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht); - Të ketë zotësi të plotë përtë vepruar. - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse. - Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron; **Kritere** **specifike** - Të ketë të paktën 8 vjet eksperiencë pune. - Të ketë qenë titular i lëndës/modulit në lëndën “Shëndet Publik” - Të ketë ekperiencë në Institucionet e Arsimit të Lartë si drejtues i projekteve shkencore në fushën e Shëndetit Publik. - Të jetë pedagog i jashtëm pranë Departamentit të Shëndetit Publik, Fakulteti i Mjekësisë. - Të ketë diplomë Master në Menaxhimin Shëndetësor pranë Departamentit të Shëndetit Publik, Fakulteti i Mjekësisë. - Të ketë ekperiencë në mësimëdhënie në universitetet e BE-së në profilin e Shëndetit Publik. **Kritere Preferenciale** - Të ketë ekperiencë pune në institucionet e Arsimit të Lartë. - Të ketë ekperiencë pune në institucionet shëndetësore. - Të jetë autor i parë në të paktën një artikull shkencor në revista me faktor impakti të indeksuara në “Journal Citation Reports” (Clarivate Analytics). - Të ketë kryer kurse dhe trajnime ndërkombëtare. - Të ketë ekperiencë shkencore në konferenca në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e shëndetit publik. - Të ketë ekperiencë në konsulenca dhe ekspertizë në projekte ndërkombëtare me fokus shëndetin. - Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup. **Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion** - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar; - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi); - Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje; - Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj. - Kopje e noterizuar e dëshmis së njohjes së gjuhës së huaj - Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike; - Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj. - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015” - Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. **Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune** **me datën e shpalljes në buletinin e APP-së** **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 12 April, 2021 | Previous KRITERET E PUNËSIMIT PËR NJË VEND PUNE PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV, "SPECIALIST I PROTOKOLL­ ARKIVËS " NË SEKTORIN E BURIMEVE NJERËZORE DHE PROTOKOLL-ARKIVËS, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË Next Njoftim për 1 (një) vend pune në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-pozicionin-e-pun%C3%ABs-%E2%80%9Cpersonel-akademik%E2%80%9D-kategoria-%E2%80%9Clektor%E2%80%9D-p%C3%ABr-l%C3%ABnd%C3%ABn-%E2%80%9Csh%C3%ABndet-publik%E2%80%9D-n%C3%AB-departamentin-e-sh%C3%ABndetit-publik-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4374161835
Niveli: mid level

Publikuar 17/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme