Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK “LABORANT” NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË OMF & PARAKLINIKE, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në **Urdhërin Nr.­­­133, datë 16.11.2021,** “ *Për miratimin e kritereve për kanditatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Mjekësisë Dentare* ” shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik “Laborant” në Departamentin e Kirurgjisë OMF & Paraklinike, pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Kandidatët Për Personel Ndihmës Akademik Pozicioni “Laborant” Pranë Departamentit Të Kirurgjisë OMF & Paraklinike, Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Pranë UMT-së, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere **Kritere të përgjithshme** - Të jetë shtetas shqipëtar me zotësi të plotë për të vepruar; - Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një veprepenale; **Kritere Të Veçanta** - Të zotërojë diplomë minimalisht të nivelit “Bachelor”; - Të ketë eksperiencë pune mbi 3 (tre) vjet në marrëdhënie dhe komunikim me të tretët; - Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve bazë (exel, word etj.); - Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (gjuha angleze përbënavantazh); - Të ketë aftësi të mira organizative, komunikuese, etikë profesionale dhe të punës në grup; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata. **Dokumentacioni i Kërkuar** **Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, Fakulteti i Mjekësisë Dentare pranë UMT-së, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:** - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave; - Kopje e noteruar e librezës së punës; - Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Kopje e noteruar e dëshmisë së paketës Microsoft Office; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015; - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim; - Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit; - Referenca që provojnë vlerësimet pozitive; - Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit); *Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.* *Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.* **Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes ne Buletinin e APP-së.** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”. **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 23 November, 2021 | Previous NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË PËR LËNDËT “MJEKËSIA LIGJORE” DHE “ETIKË & DEONTOLOGJI” NË DEPARTAMENTIN E ANATOMISË PATOLOGJIKE DHE MJEKËSISË LIGJORE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË. Next NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR-SHKENCOR “LABORANTE MËSIMORE” ME KOHË TË PLOTË NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-pozicionin-e-pun%C3%ABs-personel-ndihm%C3%ABs-akademik-%E2%80%9Claborant%E2%80%9D-n%C3%AB-departamentin-e-kirurgjis%C3%AB-omf-paraklinike-pran%C3%AB-fakultetit-t%C3%AB-mjek%C3%ABsis%C3%AB-dentare-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4395281903
Niveli: mid level

Publikuar 02/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme