Kthehu te lista
Punë

Njoftim për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me kontratë me afat të caktuar “Laborante Mësimore” në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, nenin 59 pika 4 e saj, në Statutin e UMT-së, nenin 46 pika 2 e saj, në Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 96, datë 16.10.2025 “ *Për* *miratimin e kritereve dhe procedurën për pozicionin e punës personel ndihmës akademik “Laborante Mësimore” me kontratë me afat të caktuar, në Departamentin e Farmacisë,* *Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”,* shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me kontratë me afat të caktuar “Laborante Mësimore” në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. **Kritere Të Përgjithshme** Kandidatët konkurrentë për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me kontratë me afat të caktuar, “Laborante Mësimore”, në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere: - Të jetë shtetas shqiptar; - Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje; - Të ketë diplomë “Master i Shkencave” në Kimi-Biokimi ose Farmaci, (ose ekuivalente me to); - Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht); - Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike (me Certifikatë ose Dëshmi); - Të njohë dhe zbatojë kodin e etikës në punë (të jetë kofidencial) dhe të jetë i gatshëm të punojë në grup (vetëdeklarim); - Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme në varësi të orarit mësimor (vetëdeklarim). **Kritere Preferenciale** - Të ketë përfunduar studimet universitare me notën mesatare mbi 7 (mesatare aritmetike); - Preferohet gjuha angleze (me dëshmi). **Dokumentacioni i Kërkuar** Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë: - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar; - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi); - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Dëshmi penaliteti të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit; - Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”; - Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; - Vetëdeklarim sipas kriterit nr. 9; - Vetëdeklarim sipas kriterit nr. 10. *Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.* *Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.* Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar, origjinal ose të njehsuar me origjinalin, në Zyrën e Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë) **Afati i dorëzimit të dokumentacionit** : **brenda 15 *(pesëmbëdhjetë)*** **ditëve** **kalendarike nga data e shpalljes në buletinin e APP-së.** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 20 October, 2025 | Previous PUBLIKOHEN VENDIMET E KOMISIONIT INSTITUCIONAL ZGJEDHOR NR. 1, 2 DATË 17.10.2025 Next Vendim i Senatit Akademik nr. 100, datë 03.10.2025 Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-pozicionin-e-pun%C3%ABs-personel-ndihm%C3%ABs-akademik-me-kontrat%C3%AB-me-afat-t%C3%AB-caktuar-%E2%80%9Claborante-m%C3%ABsimore%E2%80%9D-n%C3%AB-departamentin-e-farmacis%C3%AB-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4374165294
Niveli: mid level

Publikuar 17/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme