Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST (REKTORI)” PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR PRANË REKTORATIT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 48 prot, datë 06.04.2023 “ *Për miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 1 (një) vend “Specialist (Rektori)” personel ndihmës akademik me kontratë me afat të pacaktuar në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”,* **shpall** konkursin për pozicionin e lirë të punës *“Specialist (Rektori)”,* personel ndihmës akademik me kontratë me afat të pacaktuar në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. **Kritere Të Përgjithshme** **Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës** **“Specialist (Rektori)”** **personel ndihmës akademik me kontratë me afat të pacaktuar** **pranë Rektoratit** **në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë janë si më poshtë vijon:** - Të jetë shtetas shqiptar dhe të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të zotërojnë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” të fituar në Universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR; - Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht); - Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale; - Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron; - Të mos jetë marrë masa disiplinore e pushimit nga puna; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të ketë eksperiencë pune. **Kritere Preferenciale** - Të ketë përfunduar studimet universitare me rezultate sa më të larta; - Preferohet zotërimi i gjuhës Angleze; - Të ketë arsimin, trajnime apo përvojë pune në fushën e asistentes. - Të ketë aftësi shumë të mira organizative, menaxheriale dhe komunikuese; - Të ketë aftësi të punuarit në grup. **Dokumentacioni i Kërkuar** **Kandidatët që aplikojnë për këtë pozicion pune duhet të dorëzojnë dokumentacionin (të** **inventarizuar) si më poshtë:** - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrim (CV), preferohet të jetë sipas formatit standard (europass) i përditësuar; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimi); - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Kopje e noterizuar e certifikatës të programit/ paketës Microsoft Office; - Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale; - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Vërtetim/Raport mjeko-ligjor i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015; - Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3(tri) muajve të fundit. *Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.* *Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.* Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar) në Zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë) **Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune** **nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”; - Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 18 April, 2023 | Previous NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE DHE INVESTIMEVE”, ME KOHË TË PLOTË NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË Next NJOFTIM PËR POZICIONIN PËR “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË, PRANË DEPARTAMENTIT TË PEDIATRISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UMT-SË TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-pozicionin-e-pun%C3%ABs-%E2%80%9Cspecialist-rektori-%E2%80%9D-personel-ndihm%C3%ABs-akademik-me-kontrat%C3%AB-me-afat-t%C3%AB-pacaktuar-pran%C3%AB-rektoratit-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4402262460
Niveli: senior

Publikuar 15/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme