Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR POZICIONIN PËR “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË, PRANË DEPARTAMENTIT TË PEDIATRISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UMT-SË TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhrin nr. 57 datë 13.04.2023 *“Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë”* shpall konkursin për pozicionin e punës “Pedagog” me kohë të plot në Departamentin e Pediatrisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. **Kritere Të Përgjithshme** **Kandidatët për** **“Personel Akademik” me kohë të plotë, pranë Departamentit të Pediatrisë, në Fakultetin e Mjekësisë, UMT-së Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:** - Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar; - Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Dega “Mjekësi e Përgjithshme”, studime universitare Brenda apo jashtë vendit; - Të ketë mbaruar studimet universitare me note mesatare mbi 8 (tetë); - Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron; - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë marrë ndaj tyre ndonjë masë disiplinore e largimit nga puna; - Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale; - Të zotëroj me dëshmi një nga pesë gjuhët e huaja të BE (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht); - Të ketë lishencë për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë; **Kritere Specifike** - Të ketë Diplomë Specializimi “Pediatër i Përgjithshëm”; - Të ketë gradën shkencore “Doktor i Shkencave në Mjekësi”; - Të ketë përvojë pune si mjek pediatër për një periudhë kohe të paktën 5 (pesë) vjeçare; - Të ketë eksperiencë në mësimdhënie të paktën 3 (tre) vjet si pedagog i jashtëm; - Të ketë një numër referimesh në konferenca ndërkombëtare dhe publikimesh shkencore; **Dokumentacioni i Kërkuar** Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë: - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi); - Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR) ose vërtetim që janë në proces njohje. - Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Mjekut. - Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop etj. - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton punësimin si pedagog i jashtëm, trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj; - Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm; - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015; - Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit. ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit*** ***është* 10 (dhjetë) ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. - Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë. **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 18 April, 2023 | Previous NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST (REKTORI)” PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR PRANË REKTORATIT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË Next NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST/ASISTENT ADMINISTRATORI”, PERSONEL ADMINISTRATIV ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR (TË PËRKOHSHËM) DERI 1 (NJË) VIT, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-pozicionin-p%C3%ABr-%E2%80%9Cpersonel-akademik%E2%80%9D-me-koh%C3%AB-t%C3%AB-plot%C3%AB-pran%C3%AB-departamentit-t%C3%AB-pediatris%C3%AB-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-umt-s%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4402265445
Niveli: mid level

Publikuar 15/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme