Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR POZICIONIN PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR, POZICIONI “SPECIALIST NË MBËSHTETJE TË ÇËSHTJEVE AKADEMIKE” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, PRANË UMT-SË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin nr 62, datë 20.04.2023 “ *Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë* ” **shpall** konkursin për vendin e lirë të punës, personel ndihmës akademik me karakter mësimor, pozicioni “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike” me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. **Kritere Të Përgjithshme** **Kandidatët për personel ndihmës akademik me karakter mësimor, pozicioni** **“Specialist në mbështetje të çështjeve akademike”** **në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, pranë UMT-së, duhet të plotësojnë këto kritere:** - Të ketë përfunduar minimalisht studimet universitare të ciklit të parë (Bachelor); - Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur; - Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht); - Të ketë njohuri të mira të përdorimit të komjuterit, dhe të programit Microsoft Office, të vërtetuar me dëshmitë përkatëse; - Të jetë shtetas shqiptar; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale; - Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna në Universitetin e Mjekësisë, - Tiranë, ose në institucione të tjera të edukimit. **Kritere Preferenciale** - Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese të punës në grup; - Të ketë eksperiencë pune të ngjashme brenda sistemit arsimor dhe jo më pak se 5 (pesë) vite pune; - Të ketë përfunduar studimet universitare në nivelin “Master Shkencor”; - Preferohet gjuha angleze. **Dokumentacioni i Kërkuar** Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, pranë UMT-së, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë: - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office; - Kopje e noteruar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015 - Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim; - Referenca që provojnë vlerësimet pozitive; - Vërtetim i Gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda (tre muajve të fundit); - Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi; *Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.* *Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.* **Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së.** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 25 April, 2023 | Previous NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST/ASISTENT ADMINISTRATORI”, PERSONEL ADMINISTRATIV ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR (TË PËRKOHSHËM) DERI 1 (NJË) VIT, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË. Next NJOFTIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË LËNDËN E SEMIOLOGJISË KLINIKE Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-pozicionin-personel-ndihm%C3%ABs-akademik-me-karakter-m%C3%ABsimor-pozicioni-%E2%80%9Cspecialist-n%C3%AB-mb%C3%ABshtetje-t%C3%AB-%C3%A7%C3%ABshtjeve-akademike%E2%80%9D-n%C3%AB-fakultetin-e-shkencave-mjek%C3%ABsore-teknike-pran%C3%AB-umt-s%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4402269148
Niveli: senior

Publikuar 15/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme